Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD, Basha kërkoi që reforma zgjedhore të bëhet me urgjencë.
“Diskutuam për rregullimin e çështjes së zgjedhjeve, që të goditet krimi. Do të nisim konsultimet politike, të cilat do t’i zgjerojmë më pas edhe me qytetarët. Reforma zgjedhore duhet të behet me urgjencë”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se marrëveshja e 18 majit ka “vdekur”, pasi sipas tij, Edi Rama bleu votat e shqiptarëve.
“Marrëveshja vdiq, pasi Edi Rama shkeli thelbin e saj duke blerë vota. Ai bleu votat e shqiptarëve. Nuk po goditen bandat kriminale, pasi ata mbështetën Ramën në zgjedhje”.
Basha tha se votimi elektronik është përparësi absolute. “Kështu mundësojmë edhe votën e emigrantëve”, u shpreh ai.

Po ti i pari u shite,pra tash pse po akuzojsh Ramen!
U shite per 5 pare?
E nuk te doli hesapi si duhet…
Ty te ka ikur mendja dhe te ka marre shalet, po nuk ke me shanset e 18 majit. Merr pjese ne rreformat e nisura njehere, qe te behet e mundur kapja dhe denimi i atyre qe shesin dhe blejne voten. Sa per sistemin zgjedhor ka kohe, dhe kur te vij koha do te ndihmojme edhe ne qe votuam ne 25 qershor
O idjot , ne sapo i perfunduam zgjedhjet . Nuk mund te bejme zgjedhje per cdo 6 muaj , te sjellim ne pushtet debile te zhytur deri ne fyt me krime monstruoze , si ti !