Kur rregullat e qarkullimit shkelen edhe prej zyrtarëve që na imponojnë respektimin e tyre, imagjinoni ç’mund të themi për qytetarët e thjeshtë.
Jo më larg se sa sot, në rrugën e Kombit, vetë Basha ka regjistruar me telefonin e tij se si shkel rregullat e qarkullimit rrugor.
Në momentin e parë, Basha pasi thotë disa fjalë në video, nxjerr celularin dhe filmon militantët demokratë duke udhëtuar me makinë, por padashje ai zbulon se makina e tij dhe e simpatizantëve kanë shkelur mbi vijat e bardha të pandërprera.
Në nenin 40 të Kodit Rrugor përcaktohet qartë se “vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës”.
Ndërsa në pikën 8 të këtij neni thuhet se “vijat gjatësore të vazhduara nuk duhet të kapërcehen. Është e ndaluar të kapërcehen vijat gjatësore të vazhduara, përveçse nga ana e vijës gjatësore të ndërprerë, kur kjo e fundit ndodhet ngjitur me të vazhduarën”.
Ndërkohë vetë Basha ka qenë duke filmuar automjetet në korsinë e duhur ku udhëtonin militantët.
v.l/ Dita

Nga entuziazmi se e shoqeronoin tre makina me militant duhej ti filmonte se kish perkrahjen e 18 + 1 gjithsej.
Kjo eshte filozofia e rrugaceve, e me te fortit, dhe bullizem. I duhet dhene nje bilete e majme. Mos e lini, nese keni filmim qe te shpetoje nga thyerja e ligjit. Para ligjit te gjithe te barabarte. Vetem huliganet dhe rrugacet nuk respektojne ligjin.
G O M A R- me- K Ë M B P R Ë !…
Komplet koqe, fluturon me presh ne byth