Basha: Rezultatet e reformës në drejtësi, zero!

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Vettingu po ecën me ritme të ngadalta, pasi Partia Socialiste e ka rrëzuar kërkesën e organeve të Vettingut dhe të opozitës për t’u pajisur me buxhet të mjaftueshëm dhe burime njerëzore.

“Partia Socialiste votoi për të prerë me 40 për qind buxhetin e propozuar nga organet e Vettingut. Tani organet e Vettingut nuk janë në gjendje të përparojnë me ritmet e duhura, duke vënë në pikëpyetje kalendarin e reformës në drejtësi, duk shtyrë krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, shtyrje që është antikushtetuese, sepse me Kushtetutë këto dy organe duhet të ishin krijuar prej kohësh”, ka thënë ai.

Basha ka vijuar të thotë se Partia Socialiste në vend që të tërheqë mbrapsht miratimin e njëanshëm të ligjit të Vettingut, po propozon për të krijuar institucione jashtë kuadrit të reformës në drejtësi.

“E ka bërë këtë me prokuroren e Përgjithshme, e cila u emërua në kundërshtim me Kushtetutën, tani do t’i japë kësaj prokurore të Përgjithshme dhe KLD-së kompetenca për të futur pa Vetting dhe jashtë procedurave kushtetuese kandidatë në sistemin e drejtësisë”, ka shtuar ai.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se nga kjo gjendje kaotike mund të dilet vetëm duke u rikthyer te Kushtetuta.

“Nuk kemi asnjë bandë të krimit të organizuar të çmontuar, nuk kemi asnjë kokë të krimit të organizuar para gjykatës, nuk kemi asnjë politikan të lidhur me krimin, apo të korruptuar para drejtësisë. Pra, rezultatet e reformës në drejtësi janë akoma zero”, përfundoi së thënuri Basha.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shenim: Vetem ne kete rast jam plotesisht dakort me Lulin ,kur deklaron se “Rezultatet ne Reformen ne Drej-
    tesi jane ZERO” ! Kjo eshte nje e “Vertete Absolute” ,
    megjithese ne filosofi nuk ekziston e “Verteta Absolu-
    te” ,por e Verteta Objektive .!!!
    Bie ne dakordesi totale me zotin Lulush per faktin e vetem qe konsiston: Qe “Reforma ne Drejtesi te tre-
    gonte vlerat e verteta duhet:
    Se pari: Te dergohet para Drejtesise Sali Berisha per malin me krime qe rendon mbi te. Po permend vetem
    disa: 2 Prillin e Shkodres. Gjenocidin e vitit te mbrapshte
    te 97-tes.,ku lane jeten rreth 4-5 mije djem nenash. Sali
    Berisha mbolli vdekjen ne mase vetem per NJE KOLL-
    TUK !
    Gredeci qe mbolli vdekjen e 27 vetave,nder ta femije e pleq, 250 te plagosur. E perse ? Babezitja marramendese
    per t’u pasuruar familja Berisha dhe klani i tij.
    Kulmi qe kurorezoi krimin e Sali Vicidolit ishte 21 Janari ,
    vrasja e 4 qytetareve te pafajshem ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit te Tiranes.
    Falja e Detit fqinjit tane jugor qe perben nje tradheti te
    Larte qe ne kushtet e tjera historike,emri i ketij tradhe-
    tari do te ishte “harruar” dhe tere historine e kombit
    shqiptar do ta vinte perkrah tradhetarit : Esat Pashe Top-
    tani.
    Nuk numurohen emrat konkrete qe ky kriminel i ka cuar
    ne boten tjeter si: R. Hoxhen, A. Hajdarin, Olldashin,Xhin-
    din,Trebicken, etj.etj.
    Se dyti, Efektet e Reformes ne Drejtesi deri tani jane ZERO: Sepse nuk ka cuar para Drejtesise vete Lul
    Bashen, si bashkautor i krimit te Gerdecit dhe 21 Janarit.
    Basha,Lulezim duhet te pergjigjet para Drejtesise duke
    shpjeguar ku i ka cuar 240 milion dollaret e “Rruges se
    Kombit” . Dhe kjo quhet vjedhje me “duar te ndyra” !
    Dhe per ta mbyllur kapitullin e tij: DETIN ,qe sebashku me Berishen ia dhuruan pa pike pergjegjesie fqinjit te
    Jugut, aq sa edhe Gjykata Kushtetuese Shqiptare ,e
    ndodhur midis “Murit dhe Shpates” u detyrue,megjithe
    presionet Saliut qe sundonte si sulltan GJK , 9 me 0
    kundershtoi Mareveshjen midis Shqiperise dhe Greqise
    per delimitimin e zones bregdetare midis dy vendeve.
    Nuk po permend keto allishverishet e fundit me lobin rus,
    duke i marre para ne rruge krejtesisht ilegale…!
    Tipari kryesor i karakterit te Lulushit eshte Mashtrimi,Ge-
    njeshtra, Hipokrizia, intriga, qe kurorezohet me nje kara-
    gjozllek gati infantil!
    Se treti, Reforma ne Drejtesi ka efekte ZERO sepse nuk ka cuar ende para drejtesise Ilir Floririn . Kete nickname:
    “Floriri” nuk ia kam vene une . Per here te pare kete ia ka
    vene vete Sali Berisha ,qe eshte i lidhur ngushtesisht me
    VJEDHJEN E THESARIT SHQIPTAT, me konkretisht te
    VJEDHJES SE FLORIRIT nga ana e Skraparlliut ,pa per-
    mendur ketu hajduterine ne shkalle te gjere ne te gjitha
    fushat .
    Shenim: Nuk po permend ketu LLALLEN e CO.,si dhe te
    gjithe ish-ministrat e qeverise se Saliut ne keto 28 vjet qe
    Reforma ne Drejtesi ende nuk i ka gervishur ….!
    Pyetja e juaj me te drejte shtrohet: Zoteri po nga ana tjeter ekzistojne vetem Engjej dhe nga ana Saliut ekzis-
    tojne vetem Djajt: JO ! Absolutisht JO ! Por ka nje realitet
    “Objektiv” ! Pasi, te kete mbaruar punen me ishet ne pushtet do te fillohet me anen tjeter qe po ashtu Reforma
    ne Drejtesi nuk ka dhene asnje rezultat: Presim qe Vettin-
    gu te filloje me kreret e PS . Rama, xhafa, …gjithe minis-trat ,drejtoret e ministrive,kryetaret e bashkive deri ne baze.Edhe ketu ,Lulushi perseri ka te drejte kur thote se
    rezultatet ne Reformen ne Drejtesi jane ZERO ! Ritheksoj
    se per here te pare jam plotesisht dakort me zotin Basha,
    kryetar de jure i bandes mafioze pedeiste, ndersa de fakte stoikisht qendron ne krye te bandes mafioze “Ka-
    sheja i Pavdekshem” Sali Vicidoli,lindur ne shpellat e Vi-
    cidolit, banues ne Tirane,fatkeqesia me e madhe e kom-
    bit shqiptar……!

  • Per sa kohe qe sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta nuk do te kalojne ne siten e Vetting-ut, me te vertete rezultatet ne Drejtesi jane :0

  • Po ju vjen Laku te qafa ty e Salihut, Vettingu qe e kudnershtuet me kemb e duar, tash po e kritikon se nuk po ecen mjaftueshem, se ju e pengoni ne cdo hap e ecje, po deperton koxho mire e shpejte, do ju vije Laku te qafa, Nenbisht do dalesh per te drejtes per vrasjet ne Gerdec dhe ate te Azemit e deri te Olldashi, per vjedhjen e 230 milion eurove ne Kalimash e shume te tjera,Kadal beg, se ka hendek! Ndeshkimi per Krim dhe denim, nuk vonohen kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *