Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Përplasja” për festimet, Veliaj: Bashkia të ndihmojë, jo të pengojë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > “Përplasja” për festimet, Veliaj: Bashkia të ndihmojë, jo të pengojë
Lajmi i fundit

“Përplasja” për festimet, Veliaj: Bashkia të ndihmojë, jo të pengojë

redaktor
Published March 14, 2014
Share
SHARE

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka komentuar përplasjen mes bashkisë dhe policisë, për një aktivitet që do të zhvillohej në lulishten “Tre vëllezërit Frashëri”, me rastin e Ditës së Verës.

Veliaj tha se bashkia duhet të ndihmojë dhe jo të bllokojë.

“Ministria jonë ka çuar një listë me aktivitete jo vetëm Bashkisë por gjithë qytetarëve. Bashkia e Tiranës duhet të përshkohet nga energji pozitive. Detyra nuk është të bllokojë por të ndihmojë. Koha e bllokuesve ka mbaruar. Tirana ka shumë mundësi ka hapësirë edhe për bashkinë që të kontribuojë. Kur vjen puna për të uruar një stinë të re dhe për të filluar mbarë punën bashkia duhet të na bashkohet. Dua t’u uroj shqiptarëve gëzuar një stinë të mbarë.”
Dita e Verës “përplas” bashkinë me policinë

Aktivitetet paralele të organizuara njëkohësisht nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës, kanë sjellë një përplasje mes Policisë së Shtetit dhe Policinë Bashkiake.

Sipas Bashkisë së Tiranës, punonjësit e saj janë dhunuar dhe janë fyer nga FNSH-ja dhe Policia e Shtetit. Bashkia e Tiranës i ka bëre thirrje ministrit të brendshëm Saimir Tahiri të tërheqë urdhrin që lejon dhunimin e policëve bashkiakë.

“I bëjmë thirrje ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të antiligjit të kthejnë pas menjëherë urdhrin për të ushtruar dhunë e terror ndaj punonjësve tanë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe ministri i Brendshëm dhe kryeministri do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Përplasja mes qeverisë dhe bashkisë ka ndodhur rreth orës 09:00, kur punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për ngritjen e një platforme që do të shërbejë si pistë vallëzimi në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, përballë piramidës për të cilën bashkia pretendon se ka leje.

Ndërkohë nga ana e organizatorëve të qeverisë po në të njëjtin vend është parashikuar të zhvillohet një aktivitet sportivi ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

Duket se rivaliteti mes pushtetit qendror dhe atij vendor në kryeqytet shtrihet përtej fasadës politike duke u përfshirë edhe në një ditë feste si kjo sotmja, ku përgatitjet paralele nga ana e Qeverisë dhe bashkisë për festimet e Ditës së Verës duket se kanë sjellë mospërputhje të axhendave mes tyre dhe perplasje. / Top Channel

redaktor March 14, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments
  • tj says:
    March 14, 2014 at 12:40 pm

    Berisha eshte percaresi me I madh I shqiptareve.Do te presim dhe do te shohim prape se c’fare do te beje Berisha.Qellimi I tij eshte te marre garanci qe te mos denohet per krimet qe ka bere.Mallkuar qofshin, ata njerez, qe mbeshtetin Berishen, ne rrugen e destabilizimit te Shqiperise!.

    Reply
    • Mallkimi says:
      March 14, 2014 at 2:40 pm

      Qe ti je i gatuar keq kjo s’ka dyshim,por me e keqja eshte se je shume i lig ne shpirt.Sot ne Shqiperi u festua DITA E VERES dhe si emigrant ne SHBA ndoqa lajmet e dites.News 24 te pakten e dha ne dy ekrane ate c’ka ndodhi ne Tirane me ze e me figure mes dy pushtetesh ( atij Qendror te shokut Edvin dhe atij Vendor te zotit Lulzim ).Nuk kam qejf opinionet ndaj desheroj te te citoj disa fakte ligjore rreth ketij evenimenti.Organet e njësive të qeverisjes vendore me ligj janë persona juridikë.Ata zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.Të drejtat ligjore te njësive të qeverisjes vendore janë:
      1- E drejta e qeverisjes
      2- E drejta e pronësisë
      3- E drejta e mbledhjes së të ardhurave dhe e bërjes së shpenzimeve
      4- E drejta e kryerjes së veprimtarive ekonomike
      5- E drejta e bashkëpunimit
      6- E drejta e personit juridik
      Shoku Veliaj ne intervisten e tij vleresoi si te arire kete veprimtari pa cka se ne dy kampe politike dhe se …” Bashkia duhet te ndihmoje jo te pengoje…”.Ne piken 5-te te drejtave te Bashkise eshte dhe ajo e Bashkepunimit.Ne se Ministri Veliaj e quan dergimin e listes me aktivitete ne Bashki e popull akt ligjor BASHKEPUNIMI une them se gabon rende.Ky eshte diktat dhe veprim i paster diktatoresh.Ju imponua festueseve nje loje basketbolli ku do te luante Kryeministri?!!!Turp

      Reply
      • @Mallkimi says:
        March 14, 2014 at 3:06 pm

        Qe ky eshte diktat nuk ka pike dyshimi pasi asnjeri nuk eshte kujtuar ti kerkoje autorizimin pronareve te ligjshem te truallit.

        Reply
      • gezimi says:
        March 15, 2014 at 9:43 am

        mos u turpero kaq shume nga amerika o burre i dheut….

        Reply
  • myzeqari says:
    March 14, 2014 at 12:52 pm

    Ju jeni turpi i vetes tuaj,si bashkia edhe qeveria. festat behen per te festuare e jo per te treguar nivelin tuaj mjeran ku jeni katandisur. E CFARE DONI JU NGA NE POPULLI QE NUK DINI GJE TJETER VETEM TE ZIHENI SI QENTE. MJER JU, E TE VARFERIT NE CFARE NA DREJTOJNE.

    Reply
  • Lejleku says:
    March 14, 2014 at 1:32 pm

    Pamvaresisht nga deshirat e mira te te dy paleve per te festuar apo per te marre meritat ,kur kemi konkurence kemi edhe te mira .
    Sa per festimet e qytetit ma ha mendja se eshte e duhet te jete pune ,detyrim i bashkise se cdo qyteti.
    URIME te te dy paleve per kontributin e dhene dhe
    GEZUAR!
    Sot eshte edhe nje dite e bukur per te festuar per te gjitha moshat dhe nga te gjithe do te merrni urime per organizimin e festes.

    Reply
  • As says:
    March 14, 2014 at 2:16 pm

    Hiqeni fare policine bashkiake pasi eshte hallke e tepert ne nje qytet sic eshte Shqiperia

    Reply
  • patrik says:
    March 14, 2014 at 2:38 pm

    Policia Bashkiake…me femije e injorante me uniforme, qe paguhen nga ne. Eshte e padurueshme.

    Reply
  • prifti says:
    March 14, 2014 at 5:01 pm

    Booll Veliaj, mjafton te te kujtojme deklaratene dergiuar Tanja Fanjon se ne Shqiperi jua cahet barku grave shtazena, e ke zakon te nxish realitetin, te mbytesh te verteten dhe te thuash sa me shume genjeshtra. Booolllll se fshati qe duket nuk do kallauz, ju nuk beni per minister. Me perallat e bufit qe i tregoni ketij populli gjoja shume te arsimuar e me shume diploma universitetesh por qe nuk ka lexuar as fabulat e La Fontenit. Ndoshta prandaj dhe vazhdon me avazin genje sa te genjesh se dicka do te mbetet. E megjithate nje fjale popullore thote se genjeshtra i ka kembet e shkurtra e tashme po shohim qarte genjeshtrat tuaja.

    Reply
  • Studenti says:
    March 14, 2014 at 5:12 pm

    Shyqyr qe doli edhe ky Veliaj se ngaqe i ka munguar ‘burri i nones’ po na behet edhe ne te tjerve si ‘burre none’. Nje gje nuk e kuptoj se si ka mudesi qe Saliu nuk e kuptoi qe perpara 23 Qershorit qe populli jo vetem nuk do ta votonte por tashme e urrente pa mase ! Gjithashtu nuk kuptoj se si keto ‘zockat’ e PS nuk po e nuhasin se urrejtja popullore ndaj ketyre QELBESIRAVE vetem po shtohet dita dites. Zgjedhjet lokale po afrojne…..

    Reply
  • Glendi says:
    March 15, 2014 at 6:59 am

    Or ti shoq prej Amerke,ai ambjent me kosha dmth ajo fusha ka nja 10 dite qe eshte ndertuar,mbase dhe pa lejen e bashkise,dhe bashkia e Lulkes dhe e atij Ennnnnnos me 2 n doli ne diten e fundit ta prishe se eshte pa leje,sic duket mori vesh qe do lunte Rama basketboll,nderkohe qe ndertimet pa leje ne gjithe Tiranen perfundohen dhe i nxjerrin ne shitje ose jepen me qira ktu u be qameti per nje fushe festive

    Reply
  • Joni says:
    March 15, 2014 at 8:53 am

    Festimet i organizon Bashkia, jo qeveria, por ku di gje ky partizani i vogel Velo. Pastaj nuk zihet sheshi per te hedhur jashte koshit dy topa basketbolli Rama. Lojtar rezerve ka qene kur ishte i ri te Dinamo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?