Basha rrëzon vetëveten, kërkoi kandidatë të “pastër”, vendosi në lista të dënuar brenda dhe jashtë vendit

Rovena Cerka

Thirrjet e ndërkombëtarëve por edhe të vetat për kandidatë të “pastër” Lulzim Basha i ka hedhur poshtë me dorëzimin e listave shumëemërore në KQZ.


Nga verifikimet e para rezulton se kandidatët e Bashës kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën ndërsa priten edhe emra të tjerë të dalin në pah.

Lulzim Basha ka kandiduar në Durrës Rezart Tushën cili në formularin e dekriminalizimit thotë se është dëbuar nga Zvicra në vitin 1994.

Sipas tij, komunikimi për t’u larguar ishte verbal dhe për shkak të tejkalimit të lejes së qëndrimit. Por, në një letër e zyrës së emigracionit në Zvicër drejtuar ambasadës zvicerane në Shqipëri, thuhet se kandidati i PD-së është arrestuar në tetor të vitit 1994 me heroinë, dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Xhelal Mziu, i cili nga Kamza u transferua në Dibër për hir të demokratëve, në formularin e dekriminalizimit deklaron se është arrestuar në fund të vitit 2013 dhe më pas është dënuar me dy vjet burg nga shkalla e parë për shpërdorim detyre kur drejtonte Bashkinë e Kamzës ndërsa apeli e ka shpallur të pafajshëm.

Aktualisht Mziu po verifikohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Lefter Kostenja u bë Lefter Gështenja për arsye të paqarta dhe të padeklaruara në formularin e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gështenja – Kostenja do të kandidojë nga qyteti i Elbasanit së bashku me Adrian Zenelin që ka raportuar një “ndalim të paligjshëm” nga efektivët e Elbasanit  në vitin 2014.

Por lista e Bashës nuk mbaron me kaq! Në të përfshihen edhe hajdutë të dënuar jashtë territorit.

Agron Kapllanaj është renditur i teti në qytetin e Fierit duke aspiruar të bëhet deputet ndërsa në vitin 2003 është dënuar me dy vite heqje lirie përtej Adriatikut për vjedhje.

Por Kapllanaj nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit për të kandiduar, megjithatë ngre dyshime mbi thirrjet e javë pas javshme të liderit të demokratëve për “lista të pastra”.

 

c.r / dita

Share This Article
6 Comments
  • Si shume gjate i keni rene, vete Basha udheheq listen e krimineleve dhe te haduteve:
    -Pak ju duken 230 milion euro te vjedhura Kombit, ne Rrrugen e Kombit?
    -Ka bere tradheti kombetare ku ka firmosur faljen e 255 km2 det Ger-qise
    -Me urdher te tij jane pushhkatuar 4 qytetare ne bulevard dhe ka plagosur me dhjetra te tjere.
    -Vodhi diten per diell Bashkine e Tiranes.
    Doni me per Belulin.
    Po keshtu i pesti ne listen e Tiranes eshte Shefi i krimineleve antishqiptari Sali Kar-axhic.
    Po per Fatmir Mediun (Camin) qe beri tragjedine me te madhe nga pas lufta e dyte boterore me 26 te vrare dhe dhjetra te plagosur ne Gerdec-Hiroshimen, perse heshtni……, pastaj u vjen rradha ketyre ordinereve qe permendi ne kete artikull.

  • ato hekurat “byzylik” imeritojnë kandidatët Sali Berisha që ka vjedhë evra shqiprinë ,L.Basha vrasës i 4 protestuesve ,hajdur i 500 mijë dollarve ,Luçiano Karabushi provokator dhe bythëqi i PD-së që sulmon biznesmenin model të shqiptarve ,Flamur Noka agjent i serbve ,arrogant me pistolet në dor godet policët në krye të detyrës.

    Si sot me 20 mars 1997 grabiten bankat shtetrore ,Tepelenë Përmet,Gjirokastër ,Sarandë ,dhe pikrisht sot zhvillohet në Tepelenë mbledhja e Komitetit për shpëtimin publik .Kërkohet kapja e vrasje e Sali Berishës,u njoftua marshimi drejt Tiranës për të arrestuar banditin Sali Berisha ,por kujt ja merrte mendja se në v. 2021 me 25 prill përsëri ky sharlatan ky zjarrvënës kërkon votat e popullit !!!!!
    Harram ,mallkim atyre që u jep votën këtyre vrasësve .

  • Po sali lista e Zeze usa Pse keni frike saliun e tomen duhet ike sipas dites.
    Njesoj me tomen eshte sala dhe tit vasili apo jo dita.

  • Nje qe eshte debuar nga Zvicra se i ka tejkaluar leje-qendrimi, nje tjeter qe e ka denuar nje gjykate por Apeli e ka shpallur te pa fajshem, tjetrin pastaj e ka ndaluar nje here policia ne 2014…
    Keto qenkan ato “te inkriminuarit” e listes Basha?
    Ligji i Dekriminalizimit e thoni vete se nuk i kap, ai ka kapur deri tani vetem Peshq nga rrjeta e Edi Rames.
    Pastaj mos harroni ate Ambasadoren Amerikane qe foli nje emer e mbiemer per te mos e pranuar te kandidoje dhe ai eshte i pari ne fleten e votimit, per malokun Tom e kisha llafin qe Rama e dergoi te stoli-rezerve PDS si…Kryetar Partie bremnda nates!

  • BKH dhe SPAK duhet te shikoje listat e botuara te veprave te dhenderrit te Serbise, kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit Sali Vuk Berishovic. Sa te jete ai ne listat e PD-se, Edi Ramen do ta kini ne krye te Shqiperise me mendje dhe dore te sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *