Basha: Rrëzuam gjysmën e qeverisë, garanci për zgjedhjet

Elton Tafaruci

Kreu i PD-së Lulzim Basha menjëherë pas përfundimit të mitingut të kryeministrit Rama, ka shkuar në çadrën e lirisë.

Ai ka thënë se për 90 ditë me radhë protestuesit i kanë treguar Shqipërisë, Evropës, ndërkombëtarëve tha se shpresa nuk ka vdekur, se dhuna triumfoi mbi frikën dhe se dita e të vërtetës erdhi.

“Por sot ju , ne, jemi e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Ajo që ju ndezët në zemër të qytetit, është shpresa , në forcën e kauzës sonë të drejtë, e qëndresës. Muret e republikës së vjetër ranë vetëm prej kurajës suaj. Askush nuk na tremb dot nga rruga që kemi nisur. Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë , kjo lëvizje nuk do shpërndahet por do vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë, kështjella e rep ë vjetër do të bjerë përfundimisht.

Kurrë më parë , në 27 vitet nuk ka njohur Evropa një bashkim të tillë zemrash dhe vullnetesh. Beteja për zgjidhje te lira e të ndershme u kurorëzua sot jo më rrëzimin e qeverisjes, por me gjysmën sot, kjo është vetëm nxemja, ndeshja fillon pas një jave , ne marshojmë drejt fitores. Bashkë më betejën tonë, në do vazhdojmë deri në fund projektin republikës së re, që do ti jap fund komplotit politik e ekonomik që sundon vendin: tha Basha.

Share This Article
2 Comments
  • O Lyl .Nuk rrezuat gjysmen e qeverise por ju dhuroje Rama disa poste intelektualesh qe ju te ndiheni komode. Por mos u entusjazmo shume. Vettingu do te japi ate qe te takon . Do te jesh apo nuk do te jesh ne politke kete do ta shohim .Me lojen e qelbur qe bere ngarkove me shume ceshtjet ne kurrizin tend .

  • nuk ariitet asgje. “protestuat” 3 muaj per qeveri teknike dhe doreheqjen e Rames. nuk ia dolet. bertitet me force qe nuk do te hyni ne zgjedhje me Ramen kryeminister dhe ja ku po e beni. nuk jeni kurkund.edhe pas 25 qershorit Rama do te jete ne qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *