Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë nëpërmjet ambasadorit Daniel Baer.
Përmes postimit në Facebook, Basha shprehet se e konsideron qëndrimin e SHBA-ve një mbështetje të madhe për demokracinë dhe vlerat e saj.
Sipas, kreut të PD-së, Partia Demokratike angazhohet të vijojë kontributin e saj për këto vlera të përbashkëta.
“Uroj që këto qëndrime të drejta të mos bien në veshë të shurdhër, por të dëgjohen dhe të kuptohen qartë nga ata që kanë prishur konsensusin dhe kanë instaluar konfliktin politik, që nëpërkëmbin dhe nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që frymëzojnë dhunën fizike në parlament në vend të dialogut dhe debatit demokratik”, thekson Basha./ E.K