Kreu i PD-së, Lulzi Basha, menjëherë pas kthimit nga Brukseli, ku mori pjesë në mbledhjen e partive të djathta, ka dalë në një konferencë shtypi.
Basha ka përshëndetur rezolutën e Partive Popullore Europiane që i bën thirrje qeverisë të respektojë të drejtat e opozitës.
Por, me të mbaruar fjalën, Basha iu përgjigj vetëm një pyetje për protestën e 22 Nëntorit dhe u largua me shpejtësi nga podium.
Ai i është shmangur interesit të gazetarëve për mungesën e ftesës në ceremoninë që do të mbahet sot për një vjetorin e vdekjes së sokol Olldashit.
Kreu democrat e ka kujtuar ndërkohë Olldashin vetëm me një status ne Facebook:
“E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.
Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë”.
