Basha shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

anazapta

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës që ka bërë në Deqan, me rastin 16 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 15 fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, ka marr çmimin ‘Qytetar Nderi’ i Deçanit.  Basha u vlerësua lartë nga drejtuesit e Komunës së Deçanit në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe njohjes së tij. Derisa, kreu i PD-së dhe Tiranës, u shpreh tejet i nderuar që edhe zyrtarisht u pranua në familjen e çdo deçanasi në këtë ditë të madhe.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj foli për kontributin e Bashës dhënë për Kosovës, duke thënë se ai e meritoi këtë çmim. Selmanaj tha sot njëkohësisht kujtojnë dëshmorët dhe martirët e shumtë, ngjarjet dhe personazhet që shënuan Epopenë e Dukagjinit, në luftën me të fundit dhe përfundimtaren për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, lideri i PD-së dhe kreu i Tiranës, Lulzim Basha tha së është një nder i madh për të që të vijë në Deçan, jo thjesht si një vizitor, por tashmë i pranuar në gjirin e familjes së madhe dhe fisnike të deçanasve me vendimin unanim të këshillit komunal të Deçanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *