Basha: Shqiptarët të etur për ndryshim, zgjedhjet e lira e vetmja rrugë drejt BE

Elena Tase

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha ka postuar një tjetër mesazh në rrjetet sociale pas protestës së 10-të që opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai thotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim të vërtetë për ti dhënë fund tranzicionit, ndërsa shton se zgjedhjet e lira do i hapin rrugë këtij transformimi.

“Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.  Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, shkruan Basha.

Ndryshe nga herët e tjera pas përfundimit të protestës së djeshme, Basha nuk dha detaje sesi do të vijojë aksioni opozitar kundër qeverisë Rama.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Dordoleci eshte ber si ato prerejt e ngushta ,
    pantallonash qe rrobaqepsit s’i dilte copa ,

    me i pre e qep siüas mases se trupit hahahaha .

    Kto pantallona qe dordoleci do t’i eshi Shqiptareve i

    shtrengojn / I pickojn Koqet O Sharlatani Borati Kazikistanit .
    ———–

    Ajo qe duan e jane te etur shqiptaret eshte Drejtesia ,

    Qitja para Drejtesise te Krimineleve qe perfaqson ky Dordolec siedhe bandes Esadiste .

    muti basha kerkon ta shesi vehetn per Hallva !

    Aaaaaaaaaahahahahahahah c’Gomar rrugesh qe eshte bo

  • ne duam ndryshim por jo me ty Lule sepse ne duam te punojme dhe te ndertojme kurse ti je pjese e bandave qe djegin e shkatrrrojne ky eshte ndryshimi midis shqiptareve prandaj leri prrallat nuk te beson njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *