Basha sot me aleatët, firmoset koalicioni opozitar

Ornela

Partia Demokratike do të krijojë koalicionin opozitar. Firmosja e kësaj marrëveshjeje mes PD-së dhe partive të tjera opozitare ka nisur pak minuta më parë.

Me koalicionin e PD-së bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar.

Sipas Partisë Demokratike kjo do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *