Basha sqaron bisedën me John Kerry-n

Saimir Lleshi

Sekretari amerikan John Kerry zhvilloi një takim të shkurtët edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi u zhvillua në hotel Rogner, fare pranë ndërtesës së Kryeministrisë. Pas bisedës, Basha tha se vlerësonte takimin që sekretari Kerri zhvilloi me opozitën shqiptare duke premtuar se Partia Demokratike do të angazhohet fuqishëm për vlerat euroatlantike.

“Ne bashkëbiseduam për sfidat kyçe të Shqipërisë në këtë moment me rëndësi për vendin. I sigurova se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë në krye të proceseve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të zbatimit të ligjit. Ashtu sikurse në qeveri, edhe në opozitë, Partia Demokratike mbështet të tilla vlera”, tha Basha.

Ai përmendi se kishte diskutuar edhe për reformën në drejtësi. “Në këtë kontekst ecim me reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare ishte edhe çështja e zgjedhjeve të lira. I jam mirënjohës të zt. Kerry që ndau kohë për të takuar opozitën shqiptare që tregon besim ndaj saj. E garantoj se Partia Demokratike do të vazhdojë mbështetjen për t’i mbyllur rrugën oligarkisë”, tha gjithashtu Basha. /Dita/

 

Share This Article
6 Comments
  • Ky k…nuk ben as per te pastruar halete jo te takoj politikane te nivelit te larte.Sa turp per ne qe leme te na perfaqesojne idiote te tille qe pervec paaftesise e budallallekut jane eshd evjedhes e vrases me damke

  • O Zot na ndihmo qe ky njeri fallco vrases dhe tradhetar i atdheut,hajdut, u be kryetar Bashkie me vota te vjedhura nga Ristani u be kryetar i PD me votat e vjedhura nga Berisha Ristani flet per zgjedhje te lira!Deri kur?Nuk meriton te jete ne politike por ne burg!

  • Ore gjuha asht tulit e vertitet si ti vije permbare njeriut,po keshtu dhe Bashes.
    Po cfare besimit kujton se kane njerzit e thjeshte per ty e per pronarin e partise Berishes,e jo ma diplomate te nivelit boterore.
    Ne darke firmos per BHK,Ok.Me tu gellire e cvleftesove ne truk.

  • Ne Shqiperi nuk besohet tek shprehja: Heren e pare e ka fajin ai qe genjen , ndersa heren e dyte ai qe e beson. Kjo shprehje po zevendesohet plotesisht me shprehjen : ” Shpif shpif se dicka do ngelet” ‘
    ;

  • Nuk erdhi Kerry per Reformen ne Drejtesi, por thuaj cope : A te kerkoi qe te heshtni per Muxhahedinet qe do sjelle ketu? Fol hapur e mos bej si ai plak-matufi Salush se po erdhen Muxhahedinet ketu, do ju qerojme ju qe rate dakort te paret.

  • Gallate me pjesmarrjen e opozites ne takim me Kerryn,merrte pjese edhe idioti bixhozxhi, Paloka.Se si mund te ishte edhe ky idiot politik ne takim,se kuptoj.Ndoshta nuk ka pas ndeshje ne ate kohe,qe te mbushte ndonje skedine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *