Basha: Non gratës s’i bëhet vonë për demokratët, kanë turp të nxjerrin logon e LSI

J L

Në takimin me demokratët e degës 6 në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi paraardhësin e tij, Sali Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh ndër të tjera se Berishës, tashmë “non grata” nuk i bëhet vonë për demokratët, por ka hallin e tij.

Kryedemokrati tha kandidatët e Berishës për 6 bashkitë ndonëse janë pjesë e LSI-së, kanë turp ta nxjerrin logon e kësaj partie. Basha tha se Berisha sulmon kandidatët e PD, por nuk thotë asnjë fjalë për Vangjush Dakon, Aqif Rakipin dhe oligarkët.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Por ndërkohë që ndodh kjo, dhe ndërkohë që kemi 8 vjet betejë ballore, pa kompromis, me të keqen, po ndodh dhe diçka tjetër. Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar.

Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike.

Do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.

Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • ne shqiperi duket se vepron nje nje sekt politik i panjohur dhe i dyshimte nga bodrumet e sherbimeve inteligjente ne washington dhe bruksel qe vazhdimisht
    godasin me selektim dhe me snajper duke pare deri dhe mikroskope keto “figura te se majtes”
    .
    biles dhe perdorin karrema si ne rastin e Tahirit qe e hengri
    kujtojme se Habiljat me afer kishin gruan e Lulit se Tahirroten..ketu filloi karremi
    .
    Nese “djathti” Lul…eshte “boyfriendi” politik i Kimes
    qe ka bere spiunime me dosjen e shtepise verdhe per serbet
    .
    qe ka bere akt tradhetie te dokumentuar me Detin Jon
    .
    qe ka vjedhur gjysem miljadi dollare te rruga kombit e theksoj me nje kolege te kimes
    .
    qe ka vrare ne 21 janar
    .
    qe vodhi me arvizune llereperveshur bashkine e Tiranes..
    .
    dilet lehte ne konkluzion se Kimja e rradhes..duke talle rrocken me non graten e Berishes qe i sherbeu si viagra
    dhe duke bere “gili gili” me Debil dhe Devilulin automatikisht del se burgosja e Tahirit eshte
    nje sebep qe koleget e Kimes i dhurojne Lulit qe te marre karriken e KM se afermi si thoshte i ziu arvizi
    yll ne ngjitje
    me sakte
    pse kjo politike antishqiptare dhe antiamerikane e admistrates sotme amerikane ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *