Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Basha shkruan në rrjetin social “Facebook” se nuk po flitet për një vendim të marrë nga drejtësia, por nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i opozitës thotë se Saimir Tahiri sot duhej të ishte në qeli, dhe jo në arrest shtëpie.
Sipas Bashës, provat e sjellura javët e fundit nga qeveri partnere rikonfirmojnë kriminalizimin e Tahirit.
Statusi i plotë
Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.
s.a/dita

Ti rruash bolet o Lulush
Cuk, kjo nuk eshte pune Lulushi, kjo eshte pune a eshte Tahiri i perzier me trafikun e droges apo jo. Po cfare t’ju besh juve qe i shifni te gjithe si berbere dhe kush ia rrun bolet shoqi-shoqit. Prandaj edhe Shqiperia do te behet antare e Bashkimit Europian te Berbereve.
Foli hajduti qe nxorri raport qe mos te shkonte ne burg vete. Rrace e papame ne bote.
Ti kerkon shou per propqgande apo kerkon shtet dhe ligjin.ke kohe qe flet e manipulon fakte e ngjarje por jo vetem per faktin konkret ,Po bjer fakte dhe çoi ne prokurori mo zoteri se eshte e njemiljonta here qe genjeni bashke Saliun
Jeta eshte shume e çuditeshme, flet ky qe me ate çka ka vjedhur, denimin duhej ta mbaronte ne 2089.
Zoti vonon, po nuk harron.
Palaço
Tahiri me arreste shtepie per nje gje qe nuk e dime e beri apo jo.Berisha me Bashen qe vrane on kamera ku jane zoti Lu???!!! Ne mungese te zoterise te prgjigjet ndonje tjeter s’ka problem .!!!???
Tahiri ne arreste shtepie , pa u vertetuar eshte fajtor apo jo.Berisha dhe Basha qe vrane on kamera ku jane zoti Lu .(me qe meret me gjuetin e peshqeve).Ne mungese te ”zoterise,, te thoje ndonje zoteri dicka qe di.
Nqs tahiri duhet te jete ne burg, basha se bashku me salen duhet te jene te varur ne litar per bemat e tyre, se bashku me presidentin.
Po te pyetesh me referendum popullin se kush e meriton ndeshkimin ligjor edhe Basha e din fort mire se kush e meriton .Prandaj Basha behet per here e me pak i votuar se njerezia e shikon pa njerezine e pa sinqeritetin e te pa ndeshkuarit yllit ne ngjitje Basha .
Ne se Tahiri meriton burgun, le te shkoje e te paguaj koston e punes se tij, po ti Lulash, cfare meriton pas gjithe atyre bemave, a mund te na pergjigjesh?