Basha takim 45 minutësh me Majkon

Elton Tafaruci

Për 45 minuta kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko kanë zhvilluar një takim në hotel “Rogner”.

“Respektoj zotin Majko për kontributin e tij ndër vite dhe shpresoj që komunikimi politik normal mos të përbëjë lajm në Shqipëri. Tema kryesore e diskutimit ishte Asamblea e NATO”, tha kryedemokrati Basha pas takimit.

Përveçse një prej emrave më të njohur mes radhëve të socialistëve, Majko është gjithashtu edhe anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, nga ku ka bërë shpesh herë thirrje në adresë të opozitës që të punohet me ritme të përshpejtuara që kjo reformë të miratohet pa humbur kohë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *