Basha takim me banorët e Elbasanit

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij me banorët është ndalur në Elbasan. Banorët kanë ndarë me të shqetësimin për kushtet ekonomike, ndërkohë që Basha pasi i ka dëgjuar ka thënë:  “Vende pune jo, rritje rrogash jo, rritje pensionesh jo, këtej rrit çmimet dhe faturat”.

Sipas deklaratës së nisur nga zyra e PD-së, banorët, e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës, ndërsa çdo ditë përballen me terrorin policor për faturat e energjisë elektrike të cilat në shumicën e rasteve janë abuzive. Fëmijëve përveç se të mësojnë nën dritën e qirinjve, u duhet të përballojnë dhe terrorin policor.

– “Më mirë të na vrasë, se sa kështu; më mirë poshtë tokës se sa sipër! Ilaçe nuk marrim dot. Kam 100 mijë lekë ilaçe, një vit që i kam marrë e nuk i kam larë. Ço 5 mijë lekë sot, 3 mijë lekë nesër. Kështu do jetojmë ne?!”, thotë një qytetar.

Share This Article
1 Comment
  • Aty ku ka qènè lulushja jane te gjithè ata qe nuk e kanè paguar energjin elektrike sepse jua ka premtuar salushi per tu a falur mbas fitores 23 qetshorit por u doli keq llogaria e fitores,,tani shkon lulushja u qan hallin po atyre qè i ka gènjyer vetè.Vazhdo luulushe se as ata nuk tè vijne pas, do ti shikosh me 22 nentor nè Tirane .Ata qe qajnè para teje janè ata qè u ke bère gropèn e thelle pèr 8 vjetè dhe do kohe tè mbushet por duhet tè futeni ju brenda qè tè sistemohen punèt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *