Protesta e militantëve të Sali Berishës nuk e pengoi Lulzim Bashën të zhvillonte takimin me demokratët e Korçës. Nga teatri i Korçës, Basha theksoi se krerët e disa institucioneve kushtetuese, ku përfshihen edhe kryeministri, Presidenti e Kryetari i Kuvendit, duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm dhe të justifikojnë pasuritë e tyre .
“Duhet t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, përmes vetingut të politikanëve. Politika duhet të ndahet nga krimi, duhet të kemi politikanë që votohen dhe hiqen nga qytetarët. Krerët e disa institucioneve kushtetuese duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, të justifikojnë pasuritë e tyre dhje secili duhet të jetë i prekshëm, i largueshëm nga zyra dhe u dënueshëm e burg nëse vërtetohet se atë institucion e ka marrë me ndihmën e botës së krimit”, tha Basha.
Ndalur te akuzat e Berishës, Basha tha se qëllimi i tij është të çojë hapa pas Shqipërinë, por shprehu me forcë se ai nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve e ofendimeve.
“Duan të na çojnë pas e të asgjësojnë të vetmen shpresë për shqiptarët për ndryshim dhe për të bërë këtë nuk kursejnë asgjë kundër demokratëve, duke shkuar edhe më tej se kundërshtarët politikë me gjuhën e urrejtjes, dhunën fizike, sharjet. Fokusi duhej të ishte tjetërkund. Nuk tërhiqem sepse sharjet, fyerjet që i bëjnë për të na ulin kokat, le t’i bëjnë 100-fish, më të fortë më bëjnë, më të vendosur”, u shpreh ai.
a.m/dita
