Basha takim me fermerët e Lushnjes: Me 6 mars, të bashkohemi kundër kësaj qeverie

Ornela

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes.

Në fjalën e tij Basha tha se problemet e fermerëve lushnjarë sa vijnë dhe po bëhen më të mëdha. Sipas tij, edhe pse duhej të ishte sektori që duhej të kishte vëmendjen më të madhe, sot fermerët shqiptarë nuk krahasohen as me ato të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Basha tha se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është edhe tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Më tej kryedemokrati ngriti edhe shqetësimin se qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët dhe qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.

Kreu i PD u bëri thirrje të gjithë fermerëve lushnjarë që ditën e diel të me votën për Indrit Sefën çlirojnë veten, produktet dhe konsumatorët lushnjarë, pasi sipas tij gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

“Tregu i Lushnjës, ndërtuar me financim të Bakës Botërore për t’iu dhënë akses fermerëve të Lushnjës. Kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Tarifat ngjajnë me gjobat. Ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg dhe me xhepat bosh. Kryetari që do zgjidhni të dielën, ose do jetë sllav i bandës së Lushnjës, ose do jetë dikush që do sjell ndryshimin e parë, që të paktën tregun e Lushnjës t’ia kthejë lushnjarëve”, tha Basha.

“Iu drejtohem të fermerëve të Lushnjës pa dallime politike dhe e di që ka edhe socialistë që kanë qarë hallin me të njëjtin guxim dhe ky është një moment për t’ju thënë bravo atyre që kanë pasur guximin t’i thonë problemet e Lushnjës ashtu siç janë dhe për të bashkuar votat ne datën 6 mars kundër një qeverie që vetëm ju ka gënjyer dhe vetëm ju ka vjedhur, kundër një personi që ka 15 vite në bashki dhe s’ka ngritur njëherë zërin apo gishtin për t’ju ndihmuar, por ka qenë pjesë e aferave për t’ju zhytur dhe për birin tuaj që hapin e parë që do të ndërmarrë është të çlirojë tregun e Lushnjës dhe t’ua kthejë fermerëve” – tha Basha.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Lul shalngjituri ngaterron zgjedhjet e pergjithshme me ato lokale…i paska nderruar braven edhe mendjes jo vetem shqupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *