Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.
Basha dhe Grubi kanë qenë ndër shqiptarët që kanë punuar me ekipin e juristëve të UNMIK në Prishtinën e pas luftës, bashkë me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha zbuloi detaje nga takimi në një komunikim me gazetarët:
“Folëm për bashkëpunim mes dy vendeve tona, për njësimin e diplomave, apo të tjera lehtësira për dy vendet. Tema që e konsideroj kryesore, qendrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi”, tha Basha.
Ai tha se censusi lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Jemi në kohë për t’i drejtuar një thirrje, në emrin e PD, në emër të çdo shqiptari, këtë thirrje ia drejtoj emigrantëve, diasporës, të mërguarve nga Maqedonia e Veriut, ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejt familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni garantimin dhe fuqizimin e të drejtave të tyre”, tha Basha.
c.r / dita

ky funderine duhet te zhduket nga Toka Shqiptare pergjithmone .
Mali me malin nuk puqen, por spiuni me spiunin puqen.
Ore Gjumash kush t’a jep te drejten ty te llapesh ne emer te cdo shqiptari, cfare te duket vetja o legen, kryeminister?
Tash ju ra ndermend per shqiptaret e makedonise?!
Mos u merzit nuk kane nevoje per ju! Jeni ju te fundit qe keni bere kete appel! Te fundit, kur punet u kryen nga te tjeret! Ne kete rast edhe nje here nga diaspora!
Mos ka sjelle ndonje mesazh nga udb, se me sa duket jane te njejtit soj. Ky zv/km se pari duhej te takonte homologun e tij e pastaj te merrej me pd, por mesazhi duhet te jete i rendesishem.
Çfarë takimi ishte ky? Zyrtar apo për “një kafe” shokësh?. Se po të ishte zyrtar i bie që iku nga RMV të takonte homologun e tij shqiptar dhe po të ishte e nevojshme për ç’ka biseduan të bënin dhe një deklaratë për shtyp. Pastaj Grubi e merrte në tel. Bashën ku e njoftonte ndodhej për punë në Tiranë dhe me këtë rast, si e kërkon zakoni, ky e ftonte në vilën e tij për një drekë. Kështu po! Apo varja, punë shqiposh!!!