Basha takon fermerët në Korçë: Kush shet votën, shet shpirtin

Ornela

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerë dhe banorë të fshatit Dvoran në Korçë.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, por u bëri edhe një apel që të mos shesin votën. Në rast të kundërt, nuk kanë të drejtë të ankohen.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës.

Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi“, tha Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, fermerët u ankuan se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti prej 5 vitesh.

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.

“Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona”, u shpreh një tjetër.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Basha u qan hallin shqiptarve se e japin voten kundrejt nje cmimi.Pra shqiptaret sipas ‘Yllit’ ne ngjitje shesin shpirtin.Po ky politikan ,kaq shume ‘patriot’per cfare shpirti shiti vatan¿

  • Pse more idjot , nuk e paske ditur ti , që në Korçë kishte fabrikë e disa punishte për përpunimin e frurave e perimeve dhe që PD-ja jote iu vuri tritolin ? ? ? ! ! !

  • Pse more plehrë , çfar bëri PD-ja jote në 8 vjet qeverisje ? Akoma do të mashtroni me premtime demagogjike ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *