Basha takon Menduh Thaçin: Zbatim marrëveshjes së Ohrit

anazapta

“Zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit, të drejta të plota të komunitetit shtetformues shqiptar në Maqedoni, si parakusht për integrimin e rajonit në BE”. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e përbashkët për shtyp kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, në selinë e PD-së. “Diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me opozitën si tek ne edhe në Maqedoni, i dhashë informacion rreth zhvillimeve tek ne dhe mora informacion të detajuar të zhvillimeve në Maqedoni. PD mbetet përkrahëse e fuqishme e avancimit të të drejtave të komunitetit shtetformues shqiptar në Maqedoni, duke kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe duke kërkuar emancipimin e plotë të të drejtave të komunitetit atje, si parakusht i integrimit evropian të të gjithë rajonit të Evropës juglindore”,- tha Basha.

Nga ana e tij, kreu i PDSH-së, Thaçi theksoi se takimi në Tiranë ishte kërkuar prej tij, duke e cilësuar si takim të dëshirave të mira dhe sukseseve të gjithë shqiptarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *