Këshilltarët demokratë nuk do të pranojnë asnjë mbledhje normale pa pranuar uljen e taksave siç e parashikon ligji. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me tregtarët e tregut industrial në Durrës.
Në këtë treg operojnë rreth 400 tregtarë, të cilët janë ankuar se nuk kanë fuqi blerëse dhe taksat i kanë të larta.
“Tregu trajtohet si një dyqan në bulevard, shkojnë taksat dhe sigurimet 1 milion lekë të vjetra. Vetëm në Durres kërkohen këto”, thotë një tregtar.
“9 përqind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja”, ka premtuar Basha. Ai tha se ndonëse u rrit taksa e pronave, ajo “përfundon në llogaritë e qeveritarëve”.

sa nga keta “tregtare” jane te regjistruar ne dhomen e tregtise????enveri i vogel te mos flase me keta,por me ato qe kane peshe,dmth me ato qe rezultojne si subjekte te biznesit te mesem,meqe eshte ajo takse qe ze peshe dhe jo 200 lekshi i ketyre fukarenjve