Ashtu si vitet e kaluara, krahas festimeve të Ditës së Flamurit, PD ka kujtuar sot edhe dëshmorët. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi sot homazhe para shtatores së heroit të luftës së Kosovës, Adem Jashari.
“Sot, përkujtojmë 58-vjetorin e lindjes se Bacës Adem, i cili jo rastësisht lindi në ditën më të rëndësishme -në historinë e kombit tonë, 28 nëntor. Sot, përulemi para veprës heroike të komandantit legjendar, i cili u bë simboli i përpjekjes së shqiptarëve për liri. Kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës. Ata i dhanë fund njëherë e përgjithmonë robërimit të Kosovës, luftuan për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshërore dhe i ngritën të dy kokat e shqipes njëherë e përgjithmonë, krenare në flamurin tonë. Të frymëzuar nga sakrifica sublime e Bacës Adem dhe bashkëluftëtarëve të tij, është detyrë e brezit tonë të çojmë deri në fund amanetin e martirëve të luftës çlirimtare”, tha ai.

nje serb nderon nje shqiptar po ik o antishqiptar
Ky perkujtim i Adem Jasharit behet si per karshillek e zbehjen e Dites se panvaresise e vepres se ndritur te ismail Qemalit ku paralelizem i turpeshem anti atdhetar, djallesor e percares i dirigjuar nga manuthi Sahli Djalli i asaj tashme me nder Parti vrastare .
Basha ,ashtu si padroni i tij , ”godfather-i” ,jane prototipa ,vec te tjerave , te hipokrizise dhe
mashtrimit. Ju kurre nukndo te mashtroni partizane veterane qe luftuan kunder pushtuesit
te huaj nazi-fashist . Kurorat qe vendos Lulushi te varrezat e deshmoreve, te hiqen prej andej
dhe te hidhen ne hale , bashke Lulushin qe edhe pak kohe i mbetet si kryetar i bashkise qe
e mori duke vjedhur votat diten per diell, aq sa skandalizoi gjithe trupin diplomatik ne Shqiperi.
O tempora o more !!!!!