Basha: Të gjithë bashkë për partinë e Sali Berishës

anazapta

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e partisë gjatë disa takimeve me bazën në Durrës dhe Kavajë. Basha ka theksuar se vetëm të bashkuar, demokratët do të mund të kthehen shpejt në qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e realizimit të ëndrrës evropiane të shqiptarëve.

“Më lejoni të ndaj një rrëfim me ju! Që nga ditët e para, kur miq, dashamirë, njerëz që duan të më shohin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre pyesnin: – “Kë ke në Durrës, kë ke në Vlorë, po në Shkodër kë kemi, në Korçë kë ke, po në Gjirokastër kë kemi!? Dhe përgjigjja ime ka qenë vetëm një: – Në Durrës, në Korçë, në Shkodër, Gjirokastër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë kam dhe kemi Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Sali Berishës, partinë e Azem Hajdarit. Vetëm kështu, të bashkuar, vëllezër dhe motra, do të nisim një rrugëtim të fuqishëm, për rikthimin sa më shpejt në krye të asaj që na takon, destinacionit tonë historik, të asaj që presin shqiptarët prej nesh, udhëheqjen e ëndrrës së tyre evropiane”, u shpreh Basha.

Basha tha se në drejtimin e PD prej tij, vendimmarrja do të jetë atribut  i  anëtarëve të PD.

“Çdo anëtar i PD, nga themeluesi, tek qëndrestari dhe anëtari më i ri do të kenë akses të plotë, të thonë hapur mendimin e tyre, për çdo çështje që i takon PD. Nuk mund dhe nuk do të mjaftohemi më në pikëpamjen time, me vendimmarrje që janë të mbyllura, të ngushta, të kufizuara por duhet t’ia rikthejmë atributet e plota sovranit në Partinë Demokratike, që janë anëtarët dhe anëtaret e PD”, tha ai.

Share This Article
5 Comments
  • Ore legen ku lan kembet dhe by;;n samuti ç’fare do ti qe te thone keta letyrat qe te ndjekin nga mbrapa: rrofte stalini .Ore akoma nuk u bindet ju plehrat e ketij vendi qe me zell shkateruat çdo gje ,dhe ato pak qe kishin ngelur nga 90ta, ju ua kaluat dhe atyre, por ata te pakten nuk e shiten vendin. Ju duhet te digjeni te gjalle ,qe te mendohen mire qeveritaret e tjere perpara se te veprojne gabim dhe ne dem te ketij vendi dhe populli te shume vuajtur.

  • Ore Bash koqja po pse prape e Sales do te jete PD? Atehere ate qe more ne 23 qershor do marresh edhe ne 2015, 2017 deri ne 2050. Ore koqe hiq dore nga Sala qe te marresh ndonje vot se per ndryshe ate te Ndoc Rrokut do te maresh o Basha. Hajde mendje hajde ore mbushin keta apo jo.

  • o miis buzeqeshja nuk te shkon te ngresh zerin si babai se po imitove prindin do te behesh si ai.Vajte ne perendim qe te qyteterohesh dhe jo te kthehesh ne origjine ne shpellare si babai yt.Nuk morre pak kulture evropiane zotrote e ta sillje ne kete vend te prapambetur por po e con ne gremine me keq se babai yt Saliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *