Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore për 23 qershorin, me një miting të varfër në emocione në sheshin “Nënë Tereza”.
Ashtu siç ka ndodhur rëndom këto ditë, kur Lulzim Basha është shfaqur si një nga njerëzit kryesorë të fushatës, mitingun e ka hapur ai, duke ofruar modelin e tij të qeverisjes si një garanci për mazhorancën.
Edhe pse puna e tij nuk ndjehet e nuk shihet askund, Basha deklaroi në miting se Edi Ramën tani e tutje e ka armik, pasi më parë kishte thënë se nuk e ka armik. Basha tha se Rama do i bllokojë atij projektet.
“Kur deklarova kandidimin, thashë se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kisha uruar gjatë kësaj kohe që të kisha të drejtë.
Por çfarë mund të them sot kur ai bllokoi integrimin evropian? Sot mund të ishim kandidatë për anëtarësimin në BE dhe qytetarët do përfitonin nga kjo mundësi.
Por çfarë është dikush që i mohon vendit ecjen përpara? I mohon zhvillimin?
Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë.
Përpara se të bllokonte Shqipërinë, kishte bllokuar Tiranën, kishte bllokuar projektet madhore e madje edhe sot kërcënon se do të bllokojë projektet që do nisim me qeverinë e kryeministrit Sali Berisha,” tha Basha.
Në fund të fjalës së tij, kryebashkiaku me zë të çjerrë tha se tiranasit do votojnë kundër modelit privat të qeverisjes së Ramës.
“Është i njëjti model që i dhamë lamtumirë dy vite më parë. Por sot, ashtu si dy vite më parë, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin integrimin në BE, kanë mundësi të zgjedhin zhvillimin e vendit, kanë mundësi të zgjedhin një politikë që në qendër ka qytetarin, shqetësimet dhe problemet e tij,” tha Basha.
Më pas në skenë janë ngjitur kandidatët e Partisë Demokratike për kryeqytetin.
Demokratët në shesh janë detyruar të bërtasin për emra si Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami.
Por në skenë nuk është ngjitur Ilir Rusmali, që është shmangur nga lista fituese e PD-së
po ca demokratesh more zoteri njerez qe i rrembejne nga institucionet publike nen presjonin e heqjes nga puna.kuse luli mburret se rruga don bosko nuk permbytet nga shiu .turp kush voton me per kete pushtet
Ky legeni e ka vendin ne burg si pergjegjes per vrasjet e 21 Janarit dhe vjedhjen masive te parave per rrugen Durres-Kukes. Shpresoj qe Edi Rama te mos jete frikacak e naiv e te beje gabimet e Finos,Metes e Nanos qe ja falen Berishes 97-ten madje edhe e rehabilituan.
askund se pash qe shajti
se vetem e ke pare, nuk e ke degjuar,,,
bravo zoti Basha nuk keni thene as me shume dhe as me pak se te verteten. nje njeri i atille nuk meriton te quhet SHQIPETARE…. nje fjalim shume emocionues per te gjithe ne. me 23 qershor do ti tregojme Edi Rames qe nuk merret fitorja me fjale boshe, fitorja merret me pune me shume pune. Rama e ka zet punen qe keshtu me 23 qershor do te marri humbjen e merituar te radhes. PERPARA SHQIPERIA PERPARA
Kishte lezet kur mitingashët bërtisnin Kaqi,Kaqi për Islamin
Askush nuk I beson keto pallavra o lulezim . Ti e di shume mire se 23 qershori do te flas ndryshe. Shumica e shqiptareve nuk do t’ju shoh me sy. Kete me mire se kushdo e ka te qarte padroni yt, qe po ju perdor ne menyre te turpeshme ne kete fund-mandati jo vetem ty por edhe mbeturinat qe “tepruan” nga PS. Sa per Edi Ramen, mos e zere ne goje, se per ato qe ka bere ai ne krye te bashkise Tiranes e ka vlersuar jo vetem elektorati I Tiranes ,por edhe faktori nderkombetar . Lere Saliun ne shoqerine e islamit,dogjanit.kadelit dhe xhuvelit , te mashtroj edhe keto dite qe i kane mbetur dhe shiko te mbushesh ndonje grope ne rruget e Tiranes per te justifikuar sadopak ate mandate kryebashkiaku te vjedhur ne 28 maj 2011 ne syte e gjithe popullit shqiptar por edhe te perfaqesuesve nderkombetar,
Luli me Jarin mbas 23 qershorit kamariera ne Bathore.