Basha “tradhëtohet” nga njerëzit më të afërt në PD

Dita

Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Enno Bozdo ka dalë kundër Lulzim Bashës duke deklaruar se është në të mirë të procesit zgjedhor në selinë blu, që lideri i PD-së të japë dorëheqjen.

“Demokratët kanë nevojë të dëgjojnë nga zoti Basha përse-në e kësaj humbjeje, duhet të dëgjojnë të gjitha arsyet, edhe gabimet personale. Kjo ndershmëri në komunikim, do t’u bëjë mirë të gjithëve”, shkruan Bozdo.I njohur si njëri ndër njerëzit e afërt të Lulzim Bashës, i cili “u katapultua” nga Bashkia në PD falë kryedemokratit, Enno Bozdo I ka dalë kundër atij, duke dhënë një gjykim që është kërkuar prej disa ditësh nga kritikët e Bashës, dorëheqja dhe hapja e garës në selinë blu.
Ka një debat tashmë mbi çështjen e dorëheqjes së z. Basha. Unë besoj se do të ishte në të mirë të barazisë së procesit ky gjest, por besoj, gjithashtu, se z. Basha duhet të rikandidojë n.q.s. dëshiron.
Normalisht që çdo kandidat kërkon (me shumë të drejtë) garanci absolute për të hyrë në garë. Më duhet të them se deri tani këto garanci nuk janë shpalosur. Unë personalisht nuk i gjej të shkruara në asnjë dokument, apo të pasqyruara nga asnjë media. N.q.s. këto garanci do të ofroheshin, atëherë çdo gjë mund të tejkalohej, madje edhe vetë debati mbi dorëheqjen.Por nga ana tjetër, nuk do të ishte e ndershme që në rast se të gjitha garancitë ofrohen, dikush të përbaltë procesin thjesht për përfitim politik dhe jo për meritë të tij”-shkruan Bozdo në analizën e tij në GSh.
Share This Article
2 Comments
  • Po nuk e reformuat kete here partine, dhe do t’jua marri perseri Plaku Mere duke vene ose Lulashin apo ndonje ushtar tjeter te tijin, aty do te jeni me 43 deputete derisa te vdesi Plaku Mere. Partia Demokratike eshte Partia e njerezve te lire ata qe e themeluan Demokratet e jo e nje individi. Kaq po ju them jeni ne rrezik.

  • Keni bere MIRE qe nuk keni nxjerre foton e Ennno Bozdos, Te jep pershtypjen se eshte ne WC ne gjendje KAPS-LLEKU !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *