Basha: Tre deputetë të PS në komision janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve

J L

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një tjetër denoncim të fortë, nga selia blu.

Basha tha se tre anëtarë socialistë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët janë të përfshirë në aferën prej 430 milionë eurosh.

“Kjo është arsyeja kryesore pse u urdhërua mbyllja e komisionit para dy javësh, pse gjatë kësaj jave anëtarët e PS kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në komision të anëtarëve të komisioneve për inceneratorët. Janë njerëz relativisht të thjeshtë, nuk janë ministra apo drejtorë me makina lukso. Janë njerëz të thjeshtë, që të vënë para të vërtetës së dhimbshme, ka rrezik të tregojnë të vërtetën para shqiptarëve. E vërteta është se shqiptarëve u janë vjedhur 430 milionë euro dhe këta janë detyruar të firmosin kundër ligjit. Që të mos tregojnë faktet, kolegët socialistë në komision kanë marrë përsipër të pengojnë ardhjen e atyre në komisionin hetimor, dhe kur vjen ndokush, të bëjnë zhurmuesin. Tre nga anëtarët socialistë të komisionit janë në konflikt interesi, pra janë të përfshirë vetë në etapa të ndryshme të aferës së inceneratorëve.

Të gjitha kanë dalë me fakte sot. Deri vitin e kaluar, ishin denoncimet tona, tani komisioni hetimor, që e penguan, e çuan në arrest kardiak dhe pastaj u detyruan ta rifillojnë, për shkak të qëndresës sonë, nxori fakte. Këta sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ju thonë shqiptarëve se është përgjegjësi personale. ‘Nëse dikush ka ngjyer gishtin pas shpinës sime, le të mbajë përgjegjësi’, thoshte Rama nga SHBA. Po si ndodhka kjo, pasi aktet kanë ndodhur para syve të tij, jo pas shpine. Faktet janë në dritë të diellit. Java e parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e PD. Thelbi është, 430 milionë euro u janë vjedhur shqiptarëve përmes një afere mafioze, ku koka e grupit që e ka bërë këtë të mundur është Edi Rama, Erion Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Agaci”, tha Basha.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Mire bene ky hajduti qe denoncon se ka arritur kulmin korrupsioni ne shqiperi, sa ky hajdut thot kapeni hajdutin, per te shpetuar koken e tij, dhe ne kete rast i jap te drejte. Po duhet zgjeruar mire hetimi se aty ka deputet por ky Agaci i Rames eshte bashkepronar edhe me Bankers Petroleum ne koncesionin e vendburimit naftes Patos-Marines-Kucove, si dhe ne firmat e importit te karburanteve Kastrati dhe Gega. Keto jane dhe arsyet pse qeveria shkaterroj dhe coj per skarp Uzinen e Perpunimit Naftes Ballsh, sepse kjo do konkuronte me dy bizneset e mesiperme dhe ju ulej fitimi hajduteve! Koka eshte Edi Rama, SPAKU duhet te nis hetimet dhe per Uzinen dhe dy kompanit e mesiperme ku eshte bashkepronar Agaci dhe te tjere qe po i nxjerrin themelet shqiperise.

  • Para se të thonë kush është përfshirë të saktësojnë se ku qëndron kjo aferë. Se ua rokanisën kokën njerëzve deri sa thonë që po të mos harxhoheshin këto para, atëhere do jetonim më mirë. Sikur të ishin bërë petulla do vinte koha e fjalës “Kur hante qeni petulla”. Përmbaheini pak o të uruar se nuk ka njëri normal në Tiranë që nuk e mban mend se si ishte fusha e Sharrë. Nuk guxoje të vije as në varreza për të vënë një tufë lule te të dashurit, sepse nuk merrje dot frymë. Tani varrezat janë në kufi me landfilin dhe jo vetëm nuk ka erë të keqe, por syri të sheh një lulishte.

  • hik er shkerdhate e perballu me Drejtesine ,
    apo te ka morr zoja Ambasadore ne Ptaronazh ty ,

    dhe nuk e lejon Drejtesine e Spak te hetoje ?!

    Kjo eshte nji afere kriminale qe Ambasadorja kim bo ne politiken shqiptare .

    Absurde te mbeshtesesh kriminele dhe maskarenje si basha ,kokrra e idiotit ne Politike !

    Ku duan ta cojne Shqiperine kta Ambasadore Mafioze qe operojn me Kriminele e Funderinat e rrugeve si basha etj ?

  • O Borat veshgjati,ke pare ti ndonje njeri ne bote te shkoje vete para drejtesise e te denoncoje vetveten ! ti qe e ditke se Luli eshte hajdut bashke me ata qe Luli po i akuzon dhe ne organet e drejtesise shkoni dhe i çoni faktet ne prokurori dhe jo shkruani neper gazeta sa per kundrapeshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *