Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se qytetarët do kenë mundësi të zgjedhin drejtpërdrejt deputetin dhe kanë të drejtë ta shkarkojnë nëse ai nuk iu përgjigjet.
Keto deklarata ai i ka bere ne Librazhd. “Në një demokraci evropiane janë njerëzit që kanë në dorë politikanet. Ketë kërkuam para 27 viteve dhe e realizuam vetëm pjesërisht. Koha ka ardhur për Republikën e Re, për demokracinë e vërtetë dhe kjo do nisë me ndryshimet kushtetuese. Ju do zgjidhni drejtpërdrejt deputetin dhe do të keni të drejtë ta shkarkoni para mandatit nëse nuk ju përgjigjet. Politikanët do jenë në mëshirën e qytetareve. Kjo reformë do bëhet. Kam 3 muaj qe flas për ketë që në çadrën e lirisë”- tha Basha.
Ndër të tjera kryedemokrati u shpreh se Republika e Vjetër është Edi Rama.
