Basha: U provua ortakëria e Ramës dhe e Tahirit me krimin

Dita
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka reaguar nda vendimit kundër heqjes së imunitetit për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e cilësuar si treguesin më të rëndë të lidhjes së qeverisë me krimin.

“U provua sot se Rama dhe Tahiri janë një, ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me to. Prandaj Rama do ta mbrojë Tahirin deri në fund”, ka deklaruar Basha.

Kreu i opozitës ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se, pasi i kthyen repartet e shtetit në një stacion logjistik për trafikantët, tani do të kërcënojnë këdo që do të tentojë të nxjerrë para drejtësisë Tahirin.

“Sot ata ushtruan dhunë ndaj prokurorëve, duke treguar se janë një kërcënim serioz për vendin. Sot u pa se e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia në këmbët e tij”, ka thënë Basha.

Duke iu drejtuar qytetarëve, që sipas tij kanë mbetur të zhgënjyer nga ky vendim, Basha ka premtuar se, “drejtësia do të vonojë, por nuk do të mungojë”.

“Rama dhe Tahiri nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Kemi shumë partnerë dhe miq që nxorrën zbuluar Tahirin e së bashku ne nuk do të ndalemi këtu”, ka shtuar Basha.

Share This Article
2 Comments
  • Ju keni provuar edhe floririn e Enver Hoxha me mikun e tritan preshit nga zvicra. Erdhi gje apo ndaloi rruges nga Likja.
    Dihet edhe ortakaeria jote me udebashet , futu I ju Brenda e pastaj tahiri.

  • O hajdut,O kriminel ! O 1/2 Hollandes ! Ke surrat ti te flasesh ? Ty qe edhe antaret e PD duane te te shprrrin nje ore e me pare? O furcja e Saliut! O qesharaku i kohes? O zhvejku shqiptar! O punonjesi i dosjeve te UCK. O perkthyesi i shtepise se verdhe, po ti je me fytyre te nxire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *