Kriza ekonomike, varfëria, papunësia, rritja e çmimeve ndihet në çdo cep të Elbasanit. Rritja e çmimit të energjise elektrike dhe abuzimet e OSHE-së me faturat janë shqetësimet e para që i shprehin banorët e Elbasanit kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në takimin me tregtarët e Elbasanit Basha u njoh me rënien e fuqisë blerëse. Ky vit, thonë tregtarët, është më keq edhe se një vit më parë ndërkohë që taksat janë rritur e çmimet po ashtu.
“Taksat rriten, rruga Tiranë-Elbasan nuk mbaron, shëndetësia në ditë të zezë, pensionet nuk rriten, rrogat nuk rriten, normalisht që nuk ka xhiro. Hapi i parë është të ulim taksat.
Ulim taksat të ketë më shumë para për biznesin, më shumë para për qytetarët, më shumë para për konsum. Hapi tjetër është që paratë që do të mblidhen do të shkojnë vetëm për investime që hapin vende pune, jo për luks, për orendi, për bileta avioni për qeveritarët”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike u ndal dhe në dy biznese të mëdha të Elbasanit, prodhues tubash plastikë dhe përpunim të drurit. Sipas tregtarëve, taksat e larta dhe rritja e çmimit të energjisë janë shqetësimet e tyre.
jemi dakort……thane elbasanllinjte,por kush i vodhi fondet rrugen e kombit prej 220 milion euro,dhe e late pa mbaruar dhe do i gjeni?, qe te na ulni taksat.
Ö Torollak!Ti je njeriu me i pa afte ne SHqiperi,Ti je llapaqen,shume llafe dhe hic pune.Ju e kishit 8 vjet pushtetin,cfar bete?Sa per ato qe thua te gjitha i ke mashtrime se ju vec per pune te hani mune,per vjedhje,vrasje,mashtrime dhe gangsterizma,mbani vendin e pare.Ju me kete brume qe kini as kini per te ardhur kurre ne pushtet.Sa per taksat qe thua dhe per dritat,ju futet informalitetin,mos pagesen e dritave dhe te ujtit etj.SHko bej nonje pune si qoftexhi,se ate mund ta besh mire.Sa per popullin mos u pikelloni shume sepse e dime se sa e doni!Ishit bju qe i futet ne qorsokak.
Ka te verteta dhe shumè tè paverteta.Çdo dite fjalor i perdorur per mashtrim elektoral per arsye se kur ishit ata qe mos qofshi me na baderdiset dhe na sikterroset,tani kerkoni tè na syrgjynosni perfundimisht,.Kerkuat tè mblidhnit njerzit ne “miting”por e pate veten ne 20-30 vete ku kishin zene rrugen per ne halete,10 m larg qe te mbanit fjalimin e perbaltjes,Populli qe kishte dalè per shetitje ne park nuk e prishi terezine deri sa lulushi mbaroi nekrologjine,me pas ,kush kishte nevojen e vete shkoi e shkarkoi dhe vazhdoi punen e vete.Ky ishte takimi i “madh “i lulushit te dera bibilushit ne parkun e pushuesve te Elbasanit.Rinia p.d-ès u kenaq me premtimin se “kryeministri”lulush do ti punesonte me rroga te medha dhe pa taksa.Te “gjithe u kenaqen”.
Po keta fakira kujt i ankohen, e dine qe ai s’ka asgje ne dore? Apo kur te vije ne pushtet ky, ai plaku do kete kthyer patkonjte nga qielli (zoti mos e dhente, por te jete kaq budalla)