Basha në versionin bejtexhi: Dy luanë ka sot Europa

anazapta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu referuar disa statistikave të Fondit Monetar ndërkombëtar, thotë se Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në Evropë ku pagat kanë pasuar rënie gjatë vitit 2015.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se Rama dhe Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko janë dy luanët e Evropës sot.

Postimi i Bashës:

“Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqipëria dhe Bjellorusia dy vendet e vetme në Europë sipas FMN, ku ranë pagat reale. Në Shqipëri pagat dhe pensionet nuk u rritën, por ranë, sepse 160 milionë dollarë u vodhën vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet. Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo është dyshja Rama-Meta”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *