Basha: Votimi elektronik i pret rrugën shitblerjes së votës

Elton Tafaruci

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e PD-se me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, banorët e Lazaratit e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë.

Në paketën e PD-së, Basha ofron ulje e moshës së pensionit, rritje te pagës minimale, subvencionim te energjisë elektrike deri në 200 KW dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, si dhe ulje te çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset.

Po ashtu, ofrohet anullimi i koncesioneve korruptive në shëndetësi, që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve, nderkohe qe 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave.

Në vijim të prezantimit të platformës së PD-së, Basha deklaroi se “Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane,. të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar.

“Votimi elektronik, pra me gishtërinj, që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Per cështjen e financimit kemi një model, i cili po të vihet në funksion ligjërisht dhe gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it”, tha Basha.

Në takimin me banorë të Lazaratit dhe banoret e fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë dhe ne Libohovë ai ka prezantuar platformën për bujqësinë, që parashikon të mbështetet me buxhetin më të madh që është akorduar ndonjëherë, prej 150 milionë euro. 50 milionë euro, tha ai, do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët.

“Me taksën e sheshtë 9 për qind, me uljen e taksave mbi të ardhurat për shqiptarët, me uljen e faturës së energjisë, ne lemë në ekonominë shqiptare 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *