Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se opozita do ta miratojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm nëse janë përmbushur kriteret e Komisionit të Venecias.
Basha thotë se ky Komision ka bërë të qartë varësinë e këtij institucioni nga Prokuroria.
“Është e vërtetë që ne u dakordësuam me ndërmjetësimin e partnerëve tanë amerikanë për një version që çmontonte kapjen direkte nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri të Byrosë sikundër është e vërtetë që pasi e mbajtën me javë të tëra në sirtar këtë version erdhën rekomandimet e Venecias i cili diktoi në mënyrë të qartë e paekuivok se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria”, theksoi Basha.
“Nëse është version i Byrosë nën prokurorinë siç e parashikon Venecia në rekomandimin e saj 90. Nëse po i janë përgjigjur ftesës tone, i përgëzojmë dhe jemi gati të bashkojmë votat tona që nesër. Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për ti hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkombëtare. Të njëjtën lojë është përpjekur të bëjë dhe me reformën në drejtësi”, shtoi ai. /Dita/

Lul-ushi thotë: Votojmë Byronë nëse garantohemi që Saliu e unë nuk do të prangosemi për vjedhjet, vrasjet e tradhtitë që kemi bërë.