Partia Demokratike nisi sot procesin e zgjedhjeve në Tiranë, në grupseksionin nr 3, atje ku është i regjistruar edhe kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.
Por, ajo që duket se ka tërhequr vëmendjen në këtë process ishte mungesa e kutisë ku anëtarët me të drejtë vote të partisë më të madhe opozitare do të hidhnin fletën e votimit.
Çuditërisht kutia ishte zëvendësuar me një akuarium, i cili përgjithësisht përdoret për të mbajtur peshq të vegjël, por në PD ka edhe një funksion tjetër, hedhjen e votave.
Duket se edhe ky ndryshim është një nga risitë e organizimit të PD-së, e cila edhe një vit pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në postin e kryetarit të PD-së, ende nuk ka mundur të zhvillojë një process analize për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, si dhe të përmbyllë procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, që duket se do të zgjasë edhe disa muaj.
