Basha zbaton urdhrin e Ramës, anulon dy aktivitete me gratë dhe vajzat

Leda Hysa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Burime zyrtare nga PD, thanë se në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Taman puna, edhe ne raste te tilla te kercnimit -rrezikimit te shendetit dhe jetes se njerezve,te mbahen per inat e me inat qendrime-anime partiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *