Basha zbulon “zamkën” që mban koalicionin Rama-Meta: 25 mln dollarë “avulluan”

anazapta

Lideri i opozitës në një reagim në Facebook ka denoncuar “humbjen” e 25 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat.

Lulzim Basha thotë se “avullimin” e parave e ka pranuar dhe Ministria e Financave dhe thekson se këto para kanë shkuar në xhepat e kontrabandistëve të qeverisë.

Basha shton se, korrupsioni dhe kontrabanda “lënda” që mban bashkë dyshen Rama-Meta.

Postimi i Bashës:

Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit. Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion, kontrabandë, hajduteri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta

Share This Article
9 Comments
  • Kjo eshte maja e Ajsbergut te vjedhjes. Sa me shume ta vjedhesh kete popull aq me shume te do. Sa me i mjere te behet ky popull, aq me shume te voton. Ky popull siç ka koken ate Qylaf i ve PS?LSI. Ta gezoni Rilindjen e mjerimit o SHqiptare se u vrate dhe u gjakoset per PS;

  • Kur nje hajdut ,vrases, flet dhe akuzon kaq lirshem kundershtaret etij( duke pasur parasysh se si eshte e njollosur jeta etij) do te thote se frike patjeter ka ,por kundersulmon qe te fus sipas tij dhe te tjeret ne vorbullen e tij. Keto gjera ndodhin vetem ne nje shtet, ku sensi i shtetit mungon ,ku presidenti i shtetit ben kukullen ,ku kryeprokurori pa dinjitet njerzor vazhdon akoma te qendroje ne postin e tij,pasi nuk arrin te njoh ,veteveten.Por shpejt do te mberrij koha qe, dhe shoqeria shqiptare do te jete krenare, PER SHTETIN QE DO TA PERFAQESOJ.

  • Po ky ku i coj 30 milion dollare borxhe qe ka Bashkia e Tiranes ne pagesa qe nuk u ka paguar ndermarrjeve qe kane punuar per qytetin? Hajduti po bertet kapeni hajdutin. Keta i kishin lene doganat ne dite te zeze dhe tani kane fytyre te thone qe avulluan parate.

  • Ka nje thenie laberia,
    per dy dajot ne nje dere,
    kur i pari leshon pordhe,
    tjetri mbrapa u mer ere!!

    Kjo është nje fjale popullore,
    por ka brenda nje mesim,
    duhet te jesh ‘dajua’ i madh,
    te kene edhe vleresim.

    Te te hedhen ne qoshe,
    te te bejne edhe nder ,
    se po qe ‘dajo’ i vogel,
    do vazhdosh te maresh eeer!…

    lulushit me ’l’ te vockel
    i iken dy vjet te ziut
    qe vazhdon pa u ankuar
    i degjon pordhet saliut!!

  • jo luli nuk i ka harruar 230 mil eu e veta se po i gezon me se miri,po i ka harruar ps se do me e kalu 230 mil eu e lulit dhe eshte e zene te beje te vetat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *