“Basha fshihet pas Kosovrastit, trembet nga shumica e qytetarëve në Këshillin Bashkiak. Të premten shkarkimi i kryetarit të pakicës”, konfirmoi Dalipi.
Edhe në një dalje tjetër përpara kamerave, kryebashkiaku i emëruar i Tiranës ka bërë të përkushtuarin ndaj punës, edhe pse kryeqyteti gjendet i rrënuar sot në dhjetëra rrugë të hapura por të papërfunduara për shkak të zellit të tij për të bërë paradë buzëqeshjesh dhe jo punë prej vërteti. Ai e ka cilësuar si një sulm politik, kërkesën e këshilltarëve të majtë për të shkarkuar kreun e këshillit bashkiak, pas bashkimit mes dy forcave politike, PS dhe LSI. Kryebashkiaku i emëruar tha se Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta dhe funksionon sipas këtyre rregullave, por nuk dha asnjë shpjegim se për cilën arsye nuk lejoi vijimin e procedurave për shkarkimin e kreut të këshillit, tanimë që PD nuk ka më shumicën në këtë këshill. Ndërkohë, këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kanë lajmëruar mbledhjen për ditën e premte, ku pritet të hidhet në votim kërkesa për shkarkimin e kreut të këshillit bashkiak. Këshilltarët e shumicës i kanë bërë thirrje edhe Bashës të jetë i pranishëm në sallë për të parë se si votohet në një proces të rregullt dhe të lirë.
ky ne foto i ka thene te gjitha keto, apo gazetari juaj qe e ka shkrire shkrimin plot patos dhe mllef kunder bashes?????!
Po si nuk u lodhe nje here o rob zoti duke dale ne deklarata per shtyp e duke folur gjithe kohes kot ne ajer pa baza materiale e statistika? Po kur ishte ne krye kryetari jot i zemres nuk i ra nje here ne mend te dilte ne lagjet e Tiranes e te shikonte sesi ishte situata e rruges. Se kuptoj pse gjithmone jeni te prirur per te pergenjeshtruar cdo lajm apo risi qe zhvillohet ne Tirane.