Basha në Bruksel: Qeveria Rama e keqe, por Shqipëria e meriton statusin

anazapta

Rritja ekonomike, situata në delikate në Ukrainë, sfidat e ndryshimeve klimatike dhe zgjerimi i BE ishin pjesë e diskutimit të samitit europian të që po zhvillohet në Bruksel nga partitë e djathta, ku ishte i pranishëm dhe Kryetari I PD-së Lulzim Basha. Në Bruksel kryetari i PD, Basha loboi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Në samitin e Partisë Popullore Europiane,  Basha u shpreh se pavarësisht problemeve që ka krijuar mazhoranca aktuale, Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat ne BE. Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka ardhur në Bruksel për të bindur liderët e djathtë europianë ,se Shqipërisë duhet ti akordohet statusi i vendit kandidat në samitin e qershorit. 12 liderët e djathtë bërbëjnë shumicën e liderëve në gjirin e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian që do të marrin vendimin për statusin e Shqipërisë dhe aktualisht ata ende hezitojnë për të  hedhur këtë hap me Shqipërinë, Por Lulzim Basha ka argumentuar në samitin e partisë popullore, se pavarësisht problemeve që ka krijuar mazhorance aktuale, Shqipëria e meriton statusin për arritjetnë reformat e integrimit në viteve të fundit.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *