Bashkë-themeluesi i WhatsApp jep dorëheqjen

Dita

Shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum, do të heqë dorë nga aplikacioni i komunikimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se kërkon të marrë pak kohë për të bërë gjëra të tjera, të cilat gjenden jashtë fushës teknologjike.

Në postimin e tij, Kuom tha: “Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur Brian Acton dhe unë kemi filluar WhatsApp-in dhe ka qenë një udhëtim mahnitës me disa nga njerëzit më të mirë, por është koha për mua të ndaloj këtu.

Ekipi është më i fortë se kurrë dhe do të vazhdojë të bëjë gjëra të mahnitshme…Dhe unë do të jem ende i lumtur për WhatApp, por nga jashtë”.

Por, sipas një raporti të Washington Post të publikuar të hënën, Koum ishte ndeshur me kompaninë “Facebook” lidhur me strategjinë ndjekëse të WhatsApp-it.

Megjithatë, në postimin e tij, Koum kundërshtoi ekzistencën e përpjekjeve të “Facebook” për të përdorur të dhënat personale të WhatsApp, si dhe për të reduktuar standardet e kompanisë mbi enkriptimin.

WhatsApp u themelua në vitin 2009 nga Brian Acton dhe Koum, përpara se t’ia shisnin “Facebook”-ut për 19 miliardë dollarë.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *