Bashkëjetuesja e deputetit të PD në 3 kandidatët për Kushtetuese

b.m.

Sot është njoftuar se është çelur drita jeshile për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  kanë aplikuar  tre kandidatë.

Ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, Avni Shehu dhe Marsida Xhaferllari janë tre kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht të tre kandidatët duhet t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale të kandidates që synon të jetë pjesë e kupolës së institucioneve të drejtësisë.

Një vend në Kushtetuese kërkonte edhe Artur Malaj, por ky i fundit u “rrëzua” nga Vettingu.

Marsida Xhaferllari është bashkëjetuesja e deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt.

“Nga deklarata e pasurisë, kjo e fundit rezulton e “mbytur” në dieta, në euro dhe dollarë. Xhaferllari duket se është shumëdimensionale, i bën të gjitha, duke filluar që nga posti që mbart deri tek punët shtesë” – shkruan portali CNA afër kritikëve të Bashës në PD.

Ai sjell edhe pasurinë e deklaruar nga kryeinspektorja  e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferllari, që mund të lexohet duke klikuar KËTU.

b.m. / dita

 

 

Share This Article
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *