“Marcello Dell’Utri ndodhet aktualisht në zyrat e policisë libaneze”, në Bejrut, deklaroi ministri Angelino Alfano në Romë para gazetarëve në përfundim të kongresit të partisë së tij, Qendra e Re e Djathtë.
Ai sqaroi se Italia do të kërkojë siç është “i natyrshëm dhe logjik” ekstradimi i Dell’Utrit në Itali. Policia anti-mafias italiane ka bërë një kërkesë për arrest që nga e marta e kaluar, por ai nuk kishte një adresë të saktë dhe konsiderohej i arratisur.
Që dje në mbrëmje, Dell’Utri u bë subjekt i një urdhër arresti evropian i vlefshëm për të gjithë Bashkimin Evropian dhe vendet me të cilat Italia ka nënshkruar marrëveshje ekstradimi.
Leave a Comment
