Bashkëpunëtori i drejtësisë tenton të vrasë veten në qeli

Dita

I dyshuar si vrasës me pagesë, por që tani ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë shqiptare, Kristi Pine,  ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e qelisë së paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00, kur Pine ka dëmtuar venat e dorës me stilolaps.

Me ndërhyrjen e personelit të burgut dhe atë mjekësor, Pine është dërguar në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas ndërhyrjes Kristi Pine është rikthyer në qelit e Spitalit të Burgut për vazhdimin e mjekimeve.

Po të njëjtat burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë thënë se shkak për këtë veprim ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *