Bashkëpunim Greqi-Shqipëri në fushën e turizmit

Dita

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në intervistë për agjencinë greke të lajmeve, deklaroi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e turizmit. “Mbeten disa çështje të natyrës teknike dhe shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit, që konsiston në ofrimin e njohurive dhe përvojave nga kompanitë private greke që aktivizohen në zhvillimin e turizmit. Gjithë suksesi i Greqisë në fushën e turizmit, pasi ka një traditë të gjatë në zhvillimin e turizmit, do të jetë i dobishëm për Shqipërinë”, theksoi ministrja Gjermeni.

Gjermeni u takua me homologen greke, Olga Kefalojanis, ndërsa ftoi investitorët grekë të aktivizohen në Shqipëri, duke theksuar se ka hapësira të gjera bashkëpunimi të Shqipërisë me Greqinë, përtej shkëmbimit të turistëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *