Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri në Pejë do t’i bëjë bashkë disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Ky takim është thirrur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të dy Qeverive. Mbledhja do të mbahet në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Limajt.
Nga Qeveria e Kosovës do të jenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala; Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj; Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa; dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Nga Qeveria e Shqipërisë në mbledhje do të marrin pjesë, Erion Braçe, zëvendëskryeministër i Shqipërisë; Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm; Anila Demaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri.
Qëllimi i këtij takimi është për t’i bërë një analizë lidhur me zbatimin e marrëveshjes të mbledhjes mbajtur në Pejë.
Një ditë më pas, po në kryeqendrën shqiptare, do të mbahet një tryezë me temën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”.
v.l/ Dita
