“Bashkëshorti i nuses sime”, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit bëhet “lëmsh” përpara kamerave

Ornela

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka tërhequr vëmendjen për shkak të një videoje të publikuar në medie.

Pas një takimi që ka zhvilluar për fushatën elektorale në qytetin ku ai garon, Hoti është emocionuar aq shumë para kamerave sa është ngatërruar dhe është bërë lëmsh me fjalët. Në video ai dëgjohet teksa thotë: “bashkëshorti i nuses sime”, por mesa duket e ka fjalën për veten e tij.

“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses sime, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, shprehet Hoti.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Nuk dine te flasin, por jane gati te bejne deme. PD e Bashes ka deklaruar qe ne Durres do te ndalojne projektin e ri ne port nga Emar. Jo ky vete por …burri i nuses se vet.

  • Ku e gjete kete vemje o Bashe mavria . Edhe me qiri ta kerkoje ,nuk do e gjeje nje budalla si ky ,qe pa filluar ta them ai do humbi thelle . Apo e ben kastile te fitoje nje bandit i PS shoku i ngushte i hajdutit bandit Vangjush Dakos .Nderroje me nje here o Bashe ,ky nuk di dy fjale te artikuloje , tmerr . . Nuk jam tifoz i tend o Bashe , por nuk durohet edhe Rama e me Dakon e soj e sorollope te tjere ..

  • Pse iu duket cudi.Ky mundi te jete burri ligjor.Dikush tjeter ,qe ai e di,eshte bashkeshorti i gruas se tij dhe babau biologjik ki femijeve.Kjo eshte nota ku jetojne ATA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *