Bashkëshorti, nip tek Banda e Lushnjës, ajo vetë motra e ortakut të Riformatos. Gjyqtarja Arbena Ahmeti kërkon nga Vettingu konfirmimin në detyrë

redaktor

Lidhjet me botën e krimit, veçanërisht ato familjare kanë qenë kriter përjashtues nga sistemi i drejtësisë për shumë prokurorë e gjykatës që janë përballur deri tani me Vettingun. Çifti prokuror-gjykatëse për të cilën po flasim është ekzemplar në këtë drejtim

Prokurori Arenc Çela dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Arbena Ahmeti, vijnë në sektorin e drejtësisë nga bankat e fakultetit të Juridikut dhe kanë mes tyre një histori lidhjeje që në gjimnazin e qytetit të Lushnjës.

Lidhjet me botën e krimit, veçanërisht ato familjare kanë qenë kriter përjashtues nga sistemi i drejtësisë për shumë prokurorë e gjykatës që janë përballur deri tani me Vettingun. Madje kanë qenë të tilla edhe kur lidhjet nuk kanë qenë familjare.

Çifti prokuror-gjykatëse për të cilën po flasim është ekzemplar në këtë drejtim.

Prokurori Çela është nipi i Maksim Çelës, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar dhe anëtar i “bandës” së Lushnjës të drejtuar nga Aldo Bare (Alfred Shkurti).

Maksim Çela, xhaxhai i prokurorit, është akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

Riformato dhe avioni i tij i rrëzuar në Divjakë. Ngjarja bëri bujë në maj 2014

Kurse bashkëshortja e prokurorit Çela, gjyqtarja Arbena Ahmeti është motra e Dardan Ahmetit, i cili bashkë me shtetasin Sajmir Bajrami, janë dy personat që pritën dhe shoqëruan pilotin italian Giorgo Riformato nga Rinasi në Tiranë.

Riformato, është piloti që bëri uljen spektakolare pas një defekti të një aeroplani “Chesna” në plazhin e Parkut të Divjakës i mbushur me drogë. Ngjarja i përket majit të vitit 2014.

Megjithëse u përfshi fillimisht në hetime, Dardan Ahmeti u përjashtua habitshëm më pas nga përgjegjësia penale, duke u thirrur vetëm si dëshmitar, pavarësisht provave filmike në hotel dhe vende të tjerë me pilotin  dhe pavarësisht se është personi që ka shkuar me automjetin e tij, në Rinas së bashku me Sajmir Bajramin për ta pritur italianin.

Prokurori Çela është akuzuar se ndihmoi kunatin të zhdukte provat.

Artikulli në faqen e DITA në Instagram

Tashmë pritet që të shihet se si do t’i konsiderojë Vettingu këto lidhje. Arenc Çela ende nuk e ka kaluar gjithë procesin, por nëse kemi parasysh se gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë janë shkarkuar për lidhje shumë herë më të dobëta me të inkriminuar, atëherë Çela rrezikon shkarkimin, edhe pse thotë se nuk ka përgjegjësi se çfarë bëjnë të afërmit e tij.

Çifti i magjistratëve nuk është çudi që të gjykohet nga ish-kolegë, ndaj çështja është një sfidë për drejtësinë e re. Mbetet për t’u parë nëse kjo e fundit do të kapet e do të përdorë standarde të dyfishta, apo lidhjet direkte me botën e krimit do të jenë prova të mjaftueshme për rastin.

n.s. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • haaaaahahahahahaah
    o tze dhjefsha “Drejtesine”
    e shkerdhatave te Lalzit ja si e kan degjenruar Drejtesine ne banor Stallash fshatri i cepanit dhe maloku i shpelles

    e mor kerma ju qe i shkoni nga pas Shkerdhatave te lalzit plasini syt mor putana se ci ka ber Drejtesise dyshja e Shkerdhatave te Kombit( salih muta )

  • Max Cela eshte i vetmi “anetar” i bandes se lushnjes qe ka mbase mbi 20 vjet ne burg (i arrestuar ne 1999 dhe qe atehere nuk ka dal) kur te gjitha kokat e grupit kane dale nga nje ose disa here nga burgu. Dhe ironia e fatit eshte qe Maksi mbase ishte i vetmi anetar qe nuk ka shkrepur ndonjehere armen per grupin! Me pak fjale Maksi ka bere me shume vite burg nga te gjithe anetaret e tjere, kur dihet mire ne Lushnje qe Shvejku dhe Ver Dandallaku kane kryer pjesen me te madhe te vrasjeve!
    Me pak fjale, nqs se ky prokurori do kishte qene nip, te pakten do kishte bere dicka per dajen.

  • Cjan keto gjera@ ketu behet nami duke bere kerdine…
    Sokol sadushi…pse nuk ju be vitingu..a mund te thoni..
    Cfare lidhje ka sakol sadushi me Injorantin Florian Ballhysa komisioner publik fjala…a mund te thoni po ky rrugac pse nuk behet viting…pse florian ballhyse e thirren ne ILDKPKI…PSE NUK HETOHET KY RRUGAC PER VEPRIME KUNDRALIGJSHME DUKE FOLUR NE EMER DREJTESISE…TURP TUEP TURP…PSE SPAKU HESHT PARA INJORANTIT FLORIAN BALLHYSES DHE SOKOL SADUSHI…PSE NE EMER DREJTESISE JANE LARGUAR GJYQETARE DHE PROKURORE TE IKONAVE TE DREJTESISE

  • Ne kohen e vampirit te denonin deri tek kushuriri i 15 per biografi. Problemi shtrohet ndryshe kane bere pazare a kane marre lek padrejtesisht apo kane abuzuar me pushtetin. Arenci vjen nga prinder mjek te respektuar dhe eshte e vertete qe xhaxhai i tij u denua nga pjesmarrja ne banden e Lushnjes. Por xhaxhai ka 20 vjet brenda dhe askush nuk ka abuzuar me ligjin qe ta nxjerrin me lek nen dore. Le te veproje drejtesia nese kane bere shkelje me ligjin.

    • Po ka qene 10 vjec kur e kishte xhaxhain ndoshta ka punuar si korrier a pika ketyre idioteve nuk meren me edi ramen qe po na rrenon gezojne me keto budalliqet qe shpifin per njerezit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *