Bashkëshorti që listoi “jo”-të e gruas
Martesa është një nga momentet më të bukura të një çifti. Kurorëzimi i një ëndërre të shumëpritur dhe të mirë përgatitur. Por, pas dasmës, gëzimit të të jetuarit bashkë, nisin të shfaqen dhe problemet e para.
Kjo duket se i ka ndodhur edhe një 26 vjeçari anglez, i cili i lodhur nga pasiviteti i bashkëshortes në shtrat, ka menduar mirë të rendisë deri në detaje çdo justifikim të saj, dhe t’ia dërgojë më pas nëpërmjet emailit.
“Ndihem e lodhur”, “më duhet të ngrihem herët në mëngjes”, këto kanë qenë disa nga justifikimet, e renditura pastër e qartë në një faqë Exel-i, nga bashkëshorti i zemëruar.
Ndonëse ende anonim, duket se “fatëkeqësia” e tij e ka bërë me famë në rrjetet sociale, duke patur me siguri edhe mbështetjen e bashkëshortëve të lënë pas dore./A.V
