“Ai është baba nuk meriton të qëndrojë në burg, dua të di cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare çfarë masash do të ndërmarrë”, është ky reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës, Federica Lo Toro, pas vendimit të Gjykatës së Lartë kroate për ekstradimin e njeriut të dronit në Serbi.
Në një prononcim për Report Tv, zonja Lo Toro shprehet se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të evituar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.
Dhe një nga procedurat që do të ndjekë është vijimi i kërkesës për azil politik.
Ajo i bën apel të drejtpërdrejtë shtetit shqiptar për të ndikuar në bllokimin e vendimit të drejtësisë kroate.
Sipas saj, Ballisti, baba i dy fëmijëve, nuk meriton të ekstradohet.
Reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës
“Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare.
Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendoj se duhet ta kemi, por po presim se cili do të jetë qëndrimi.
Do të vijojmë me kërkesën për azil dhe më pas do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i palës kroate.
Apeli për drejtësinë dhe qeverinë është ky: Konsideroni që ky djalë i ri është një baba dhe nuk meriton të qëndrojë në burg dhe të ekstradohet në Serbi”.

Miss Federica Lo Toro
I am with you .YOUR HUSBAND is one of the kind that history with never be forgotten what he did to all of us ALBANIANS.
He is a hero in the wrong time and wrong place.Albanian government is not doing enough to have him set free.I pray for him. My heart and soul to all of you