FOTO: Ikonat transportohen nga Galeria e Arteve si ngarkesë drush me furgon policie

editor

Është rikthyer sërish debati për ikonat.

Edhe kësaj here, ato janë transportuar me furgon policie nga Galeria e Arteve, njësoj siç transportohen drutë.

Ajo që dihet është se ikonat po nxirren nga Galeria, por nuk dihet se për ku po transportohen.

Ikonat u vunë në qendër të vëmendjes publike në tetor 2013 pas një aksioni ku u angazhua personalisht kryeministri Rama.

Ishte ndër veprimet e para të qeverisë së re.

Asokohe u arrestua një koleksionist i njohur i quajtur Gjergji Thimio.

Hetimet u kryen për mbi 1 mijë vepra arti dhe nën hetim u vunë edhe dy zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit.

Por sipas prokurorëve, nuk u provua qe koleksionisti 53-vjeçar të ketë trafikuar vepra arti, pasi rezultoi i licencuar nga Ministria e Kulturës, dhe me biznes të regjistruar në qytetin e Korçës.

Thimio njihej për aktivitetin e tij me veprat e artit, madje ka pasur edhe ambiente për ekspozimin e veprave në Galerinë e Arteve./ Dita /

ikoa

 

Share This Article
15 Comments
    • Nqs nuk gabohem kur krahasoj kete furgonin e policise me nje nga vagonet e drunjte te trenave naziste, apo me automobilat e mergates se qyqeve te ngarkuar me arin e bankes se Shqiptare, kjo qeveri nuk e ka jeten te gjate.

  • Nuk them dot me shume se c’ka në ate kohe bashkshortja e Gjergji Thimjos.
    Desha te perforcoj vetem faktin se te gjithe keta qe sot denojne Gjergjin ishin ne dijeni te koleksioneve qe ka sot Gjergji, kjo tregon se Rama po ben nje show per te treguar “se c’din te beje nje qeveri qe ai drejton”!??
    Zotesine le ta tregoje Rama per te gjetur pikturat e vjedhura te V. Mihos!???? Por kete ai nuk e ben dot se eshte i katranosur (per te mos thene ndryshe) duket dhe vete.
    Gjergji Angoni San Digo CA, U.S.A.

    • Zoteri nuk dyshoj qe personi qe u arrestua ka qene i njohur dhe te gjithe ate thesar nuk e ka fshehur, por e ka reklamuar. Vertete ai me ate thesar i ka bere nder Shqiperise qe e ka ruajtur se mund te ishte shitur me kohe ne duar te ndryshme madje dhe jashte vendit, por ai thesar eshte vjedhur diku dhe nuk eshte e vertete qe njerezit i kane pas ruajtur neper shtepira ato qe ne kohen e monizmit, sepse edhe sikur te marresh kete hipoteze qe per mua s’ka shance, askush nuk i ka ruajtur qe nje dite te beje biznes me to, por per nje ideal.
      Ajo pasuri qe z.Thimo mund ta kete blere me para’, eshte pasuri e grabitur shqiptareve dhe u duhet kthyer atyre. Fakti qe e shoqja thote e futen ne kurth, me jep faktin qe autoret kane qene ne dijeni se po blinin vepra te vjedhura, nderkohe qe policia mund t’i kete kapur ne kushtet e flagrances.
      Kudo ne bote sekuestrohen veprat e artit qe rezultojne te vjedhura.

  • Kam nje pyetje ??????????? edhe per ty or Gjergj

    Nese une ne biznes apo cdo biznes tjeter ne shqiperi blejme dhe shesim mall(nafte, hekur e shume produkte qe nuk kalojne ne dogane), gjobitemi me shifra marramendese per evazion, ky “tregetar” apo “koleksionist” ka ndonje atribut te vecante ne kete bote qe ka te drejte te jete zoterues “ligjor” i mallrave te vjedhura??????????

    A duhet te ndeshkohet valle??????

    …… hej mor gjergj, mos i thyej thuprat tek-e-tek si djali i Gjergjit te Madh.

    • GAZETA MAPO: Bashkeshortja e Gjergji Thimos: U arrestua se refuzoi t’i shiste ‘Onufrin’ një deputeti të PS-së

      Arrest me burg për dy të arrestuarit për vjedhjen e ‘thesarit’, Gjergj Thimo dhe Arben Spaho, të cilët përballen me akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të ikonave dhe veprave të artit. Vendimi është dhënë në seancën e parë gjyqësore nga gjykata e Tiranës, seancë e cila në fakt është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

      Ndërkohë bashkeshortja e Gjergji Thimos në një intervistë për Gazetën Shqiptare thotë se “Gjergji u arrestua sepse refuzoi t’i shiste ‘Onufrin’ një deputeti të PS-së”.

      Rrëfimi i gruas së Thimos: “Koleksioni i ikonave dhe veprave të artit ka qenë dhe është një nga pasionet e Gjergjit. Ai ka nisur të koleksionojë ikona që prej vitit 1996, vit në të cilin ka marrë edhe licencën për Muze Privat të Kulturës shqiptare, nga ministri i asaj kohe, Teodor Laço. Gjergji i ka passion ikonat dhe është koleksionues. Bashkëshorti im është një figurë e njohur për botën e artit dhe ka hapur shumë herë ekspozita me të gjitha afresket, ikonat dhe veprat e mbledhura mund të numërojmë rreth 6 ekspozita që ai ka hapur dhe ku kanë qenë pjesëtarë të gjithë këta persona që e shajnë sot. Të gjithë ministrat që kanë qenë në krye të Ministrisë së Kulturës kanë qenë në dijeni të këtij koleksioni. Madje, ne kemi qenë edhe në zyrën e Edi Ramës, kur ishte ministër i Kulturës dhe ai ka pasur dijeni për koleksionin, por nuk na ka dhënë asnjë shpresë për muzeun në atë kohë. Gjergji i ka ruajtur ato me shumë fanatizëm dhe kishte një përkujdesje maksimale, duke u angazhuar totalisht”

      • Dakort, po te besojme se Gjergji i ka grumbulluar qe nga viti 1996, por qe ky besim te jete i plote dhe populli apo dhe organet e drejtesise t’ju besojne, duhet te publikoni faturat e blerjes, origjinat e tyre, likujdimet e kryera, apo/ose kontratat e dhurimit. Kaq, kjo eshte fare e thjeshte.

  • Qe K..oco K…okedhima eshte hajdut dhe bleres veprash arti te vjedhura kjo nuk diskutohet, por edhe qe keta te tre, qe sot jane ne burg as qe diskutohet qe jane me sepaku bleres veprash arti te vjedhura.
    I kerkoj stafit investigativ te gazetesa DITA, qe te investigoje numrin e veprave te artit ne procesverbalin e policise dhe numrin e veprave te artit qe u dorezuan ne galerine e arteve. Shkreli, Lame dhe K..oco K..okedhima larg qofte mund te kene dore ne diferencen e numrave ne te dy dokumentat.
    Dita perpiquni te shtini ne dore te dy dokumentat dhe botoni faksimilet e tyre, qe ta marri vesh mileti se hajdutet e veprave te artit nuk gjenden vetem ne burg por edhe ne parlament dhe duke restauruar ndertesen e kryeministrise me pune vullnetare!!!!!!!!!!!!!

  • Mos u beni kaq paranojak. C’jane keto akuza te nxituara qe iu adresoni zoterinjeve Shkreli, Lame dhe Kokedhima??? Z.Thimo, ia kishte lene trashegim i ati keto vepra te rralla arti? Apo ndoshta ia kishte pikturuar e ema? Nese ka certifikata qe e bejne perdorues apo ruajtes te ketyre veprave kete zoterine le t’i vertetoje dhe keshtu te biem te gjithe rehat. Andaj ti
    ”Shoku i Erion Braces” qe shkruan mesiper bashke me te tjere qe i lini udhe te lire paranojes dhe imagjinates konspirative, jini pak me objektiv… Ketu nuk behet fjale per politike por per memorie kombetare e trashegimi kulturore. Qarte?

  • Duhet te behet nje ligj,i ngjashem me ligjin e armeve pa leje.Pra kush ka vlera te tilla pa dokumentin perkates neper shtepia,ti dorezoje brenda nje afati te caktuar.Shteti te realizoje nje inventar transparent per keto vepra,si dhe te kontrollohen ne menyre te befasishme ato banesa ku dyshohet se ka te tilla.Mos te kete shtepia me imunitet,pra banesa ku nuk mund te behet ky kontroll.Ne komisionin e kontrollit te kete edhe perfaqesues te religioneve.

  • Perse nuk e thot emrin e deputetit qe ka dashur tia blej ate veper .poll me me fjal anonime .thuje emrin qe te besojm ene.ajduter jeni nuk esht e thene ti kini bler te gjidha .por e mund ti kini vjethur edhe vet ato ikona.kur kini mbr licencen ne 96 kur shqiperia po shkonte drejt katrahurer pa shtet .e buri jot ka pervituar e ika vjethur e duet te pergjigjet per to .gjidh ashtu edhe ti duet te pergjigjesh kush ka qen ai deputet qe ka eashur ti blej .ose genjen

  • Ore GAZETA MAPO kjo gruaja e ketij zotnis pse nuk e thote emrin e ketij “deputetit te PS-se”??? Kur ka frike edhe kur e ka burrin ne burg, cdreqin mund te presim nga keta njerez? Fol moj zonje shkoqur mos na flisni me arra ne goje sikur jemi ne kohe te diktatures

  • Nuk eshte hera e pare qe lexoj shkrime te papergjegjshme nga autori ben Andoni. Ne rastin konkret une uroj qe dy personat te lirohen sa me pare por cdo njeri me kulture mesatare e di se koleksionimi i veprave te artit ( vjedhja apo blerja e tyre kur jane te vjedhura ) perben veper penale. Vepra penale ekziston. Eshte tjeter gje sa e madhe apo e vogel ehste rrezikshmeria e autoreve. te quash ” kryqezate ” vendosjen ne vend te ligjit don te thote te jesh i papergjegjshem dhe te jesh kunder shtetit ligjor.

  • V. R!!! Ben andoni eshte gazetari më i virtytshem që kam njohur. Asnjehere nuk e besoj se mund té shkruajë të pavérteta. Eshte kunder kodit të tij moral dhe etik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *