Bashkia e Tiranës: Azem Hajdari do prehet nesër tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit

redaktor

Bashkia e Tiranës njoftoi se ditën e enjte, trupi i Azem Hajdarit do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Ditën e enjte, më datë 12 shtator, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

-Në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,” thuhet në njoftimin e Bashkisë, e cila ka shpërndarë edhe një CV të Azem Hajdarit.
Biografia e Azem Hajdarit:

-Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i  lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

-Më 1987 fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

-Në vitin 1993 diplomohet për filozofi në Universitetin e Tiranës;

-Në vitin 1995 diplomohet si jurist në Universitetin e Tiranës;

-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për filozofi;

-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

 

Aktiviteti Politik:

-Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

-Dhjetor 1990 –Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

-1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

-31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

-22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

-26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

-29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

-1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

-Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

-Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

-1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

 

Vlerësime për Heroin e Demokracisë:

-Urdhri i  Flamurit;

-Urdhri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;

-Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;

-Urdhri “Nderi i Kombit” (2002);

-Pishtar i Demokracisë;

-“Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

Share This Article
3 Comments
  • Duhet të varroset atje edhe deputeti Xhindi i vrare si thuhet nga banda e qeverise se larguar! Mendoj se edhe Xhindi i PS duhet te prehet atje,kur prehet Hajdari qe edhe pse deputet dhe nismëtar i pardesybardheve te sigurimit të Ramizit,nuk u vra kunder armikut dhe as e vranë armiqtë,por vellezrit e tij tropojane te nxitur nga Saliu! PD drejt gremisjes perfundimtare!Sovrani qe varrosi kete bande me kriminele e te korruptuar duhet ta coje me thelle ne grope kete parti vicidoliste! Rama dhe PS,por dhe Meta dhe LSI te mefshte dhe teper poshterues për deshmoret e vertetë qe prehen sepse u vrane nga armiku!…Një tjeter humbje për PD,parti piramidale me Njeshat bandite!…

  • “Levizje!…une jam po ti ku je”? Jam ne nje mendje me të gjitha pikat e komentit tuaj. Ashtu si thoni ju jane zhvilluar ngjarjet. Nderime qytetar! PS- eshte i vështire ky nicku juaj,nuk ngjan me asnje tjetër dhe eshte teper i gjate per nje komunikim…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *